LAJMI I FUNDIT:

Georgieva shpjegon pasojat e përdorimit të fishekzjarrëve

Georgieva shpjegon pasojat e përdorimit të fishekzjarrëve

Sipas Klinikës për kirurgji plastike mbi 80% e të lënduarve nga mjetet piroteknike janë të mitur ndërsa pasojat nga fishekzjarrët në dorë mund të jenë fatale deri në amputimin e plotë të dorës.

Sipas mjekes Gordana Georgieva, fushata që e zbatoi klinika, por edhe MPB ka dhënë rezultate dhe se numri i të lënduarve nga  fishekzjarrët është ulur, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Mbi 80% e të lënduarve nga mjetet piroteknike janë persona të mitur. Fushatën që e zbatuan vitin e kaluar në thuajse çdo shkollë në  Shkup dha rezultate. Nxënësit nuk i dinë pasojat që mund të ndodhin nga përdorimi i fishekzjarrëve. Mendoj se fushatat për ngritjen e  vetëdijes dhanë rezultatet. Nga shpërthimi i piroteknikës mund të këtë pasoja me hendikep, madje edhe amputim të gishtit apo dorës”, tha  Georgieva.

Ekipi i Klinikës për kirurgji plastike është habitur nga filloristët të cilët para prezantimeve për pasojat kanë treguar se çfarë  fishekzjarrësh ekzistojnë dhe se si janë përdorur.

“Kur nisim me prezantimin, ata janë më të informuar me ne se çfarë lloji fishekzjarrësh ka. U habitëm nga njohuritë e tyre. Pasi u tregojmë për pasojat, dhe se mund të mbesin pa duar, të djegur apo me sy të lënduar, ndikojmë që të ulet përdorimi apo të mos e përdorin të vetëm”, tha Georgieva.

Pacienti më i ri ka pasur nëntë vite ndërsa viktimë janë edhe personat më të moshuar që gjatë momentit u ndihmojnë personave të mitur të mos lëndohen./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Drejtësi
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Mot me shi - mundësi për vërshime në disa zona

Mot me shi - mundësi për vërshime në disa zona

Lajme
Kalo në kategori