LAJMI I FUNDIT:

The Geopost: Danilo Rosales Diaz – shefi i UNMIK-ut për Mitrovicë, spiun rus që kontaktonte me serbët e veriut në barrikada

The Geopost: Danilo Rosales Diaz – shefi i UNMIK-ut për Mitrovicë, spiun rus që kontaktonte me serbët e veriut në barrikada

Danilo Rosales Diaz, që nga viti 2016 është shef i Zyrës Regjionale të UNMIK-ut në Mitrovicë, është bashkëpunëtor i shërbimeve ruse të inteligjencës.

Informacionin për The Geopost, në kushte anonimiteti e ka dhënë një zyrtar ndërkombëtar që punon brenda UNMIK-ut në Prishtinë.

The Geopost ka mësuar se Rosales Diaz ka qenë shumë aktiv me ndikim edhe në veprimet radikale që kanë ndërmarrë serbët gjatë muajve nëntor dhe dhjetor të vitit të kaluar, kur u ngritën barrikadat në komunat veriore me shumicë serbe.

Një fotografi tregon prezencën e tij në oborrin e stacionit policor në Mitrovicën e Veriut, pikërisht në kohën kur po jepnin dorëheqje policët serbë nga Policia e Kosovës, më 7 nëntor të vitit 2022.

Siç shihet, Diaz është duke biseduar me disa njerëz, që sipas burimit tonë, kanë qenë zyrtarë policorë serbë. Gjersa makina e tij, e tipit Toyota me targa të Kombeve të Bashkuara UN22724 është e parkuar aty pranë.

Të dhënat e siguruara nga The Geopost, thonë se ai gjatë kësaj dite ka monitoruar situatën, duke i siguruar serbët se ai personalisht do të kujdesej që ta justifikonte heqjen e uniformave të Policisë së Kosovës në qarqe diplomatike të Kombeve të Bashkuara.

Danilo më herët, ai ka qenë punonjës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Nikaraguas. Nikaragua njihet si një nga shtetet aleate të Federatës së Rusisë.

Diaz ka qenë zëvendës përfaqësues i përhershëm i Nikaraguas në Kombet e Bashkuara, kur shefi i tij, Cesar Mercado, ishte gjetur i vdekur në banesën e tij në Bronks të SHBA, më 23 shtator 2010.

Vdekja e shefit të tij, që e zëvendësonte Diaz, ishte kualifikuar si vrasje nga policia lokale amerikane. /The Geopost/


Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori