Këngëtarja Genta Ismajli është cilësuar shpesh herë si "vullkani" i estradës, kjo për shkak të energjisë së saj në skenë, ku çdoherë di të sjellë performanca të zjarrta.

Së fundmi, ajo ka qenë e pranishme në një koncert në Zvicër, pjesë e të cilit kanë qenë edhe reperi i njohur 2 Ton, këngëtarja Big Mama si dhe moderatori Labi.


Ata kanë kanë argëtuar publikun në diasporë, gjersa në një moment Big Mama ka incizuar me telefon daljen e koleges së saj në skenë.

"E lindur është për skenë", ka shkruar Bigi në mbishkrimin e fotos për Gentën, duke treguar kështu se ajo nuk ndjen aspak xhelozi për koleget e saj, madje nuk heziton t'i komplimentojë në raste të tilla. /Telegrafi/

genta11 "E lindur është për skenë", shkruan këngëtarja Big Mama për kolegen e saj. foto nga Instagram Story