LAJMI I FUNDIT:

Gënjeshtrat dhe manipulimet me fjalë: Restoranti më i mirë në Londër shpallet restoranti që s’ekziston! (Video)

Gënjeshtrat dhe manipulimet me fjalë: Restoranti më i mirë në Londër shpallet restoranti që s’ekziston! (Video)

Eksperimenti i gazetarit Oobah Butler ka vënë në pah mundësinë e shpërndarjes së gënjeshtrave dhe ‘krijimin’ e gjërave dhe situatave ‘reale’ të cilat në fakt nuk ekzistojnë. Se në çfarë mase mund të manipulohen mediat dhe opinioni publik, vërteton shembulli i restorantit të Butlerit.

Në verë të vitit të kaluar, Butler e kishte regjistruar një restorant duke e reklamuar si ekskluziv. Në ‘Trip Advisor’ kishte shkruar recensione të rreme pozitive. Kohë pas kohe recensione të këtilla kanë shkruar edhe shokët e tij. Dhe, kështu, restoranti i quajtur ‘The Shed at Dulwich’, njëri nga mijëra restorantet e Londrës, u popullarizua shumë. Aq shumë u popullarizua sa që kishte ndodhur që Butler, si pronar i restorantit, të jepte intervista të përditshme me orë të tëra në mediat britanike. Madje, ‘Trip Advisor’ e shpalli si restorantin numër 1 ose më të mirin në Londër.


Ky tregim e ka vetëm një problem: restoranti nuk ka ekzistuar.

Tërë këtë ndodhi, që në fakt është eksperiment, Butler e ka filmuar. Për hir të eksperimentit, restoranti ka punuar vetëm një mbrëmje. Dhe, kjo ishte bërë për të vërtetuar që njerëzit shkojnë në vende ekskluzive për shkak të emrit apo popullaritetit. Darka që u servua ishte marrë e konservuar apo e ngrirë që shitet në supermarkete. Madje, e kualitetit më të ulët dhe me çmimin më të lire që ekziston. Të gjithë e hanin dhe e lavdëronin si ushqim të mrekullueshëm.

Ky eksperiment vërteton se mediat elektronike mundësojnë realizimin e lehtë të gënjeshtrave apo mashtrimeve. Mashtrime të këtilla me siguri bëhen edhe në fusha tjera.