Genesis, vetura e re koreane brenda të cilës nuk mungon asgjë – nga luksi e deri te fuqia e madhe motorike
Prodhuesi korean i veturave premium, Genesis, viteve të fundit ka sjellë në skenë shumë freski, e ata që kanë menduar se ky brend i themeluar së fundmi nuk do të mund t’ia dalë në konkurrencën e fuqishme në treg, janë gabuar rëndë.
Genesis me një fjalë është duke ecur me hapa tejet të mëdhenj. Asortimani është çdo herë e më i pasur, e modelet luksoze po përshtaten mirë tek pronarët e tyre, transmeton Telegrafi.
Sa i përket veturës elektrike GV60, në Kore kanë pritje të mëdha kur bëhet fjalë për dizajnin. Pas konceptit të X Coupe, tani ka arritur evolucioni i sojit të vet. GT-ja klasike është bërë “fastback”, përkatësisht ka marrë një karroceri tjetër dhe logon X Speedium Coupe.
Risi është pjesa e pasme, ku linjat e kulmit puthiten përmes xhamit të pasmë – që përfundon në fund të veturës. Pjesa e pasme e veturë është mbresëlënëse, e disave po u duket shumë i ngjashëm me Aston Martinin.
Genesis ka sjellë thjesht një veturë tjetër tërheqëse falë punës së palodhshme të dizajnerit Luke Donkerëalke. Shefi i dizajnit në Genesis ka konfirmuar se nuk është vetëm një veturë për reklamë – por rezultat i një linje serike të prodhuar në një të ardhme të afërt.
Paralelisht me prezantimin e konceptit, Genesis njoftoi se është e hapur për porositë e GV60, modelit të parë të veturës elektrike që është në pakon e ofertave.
Të interesuarit në Shtetet e Bashkuara mund të lajmërohen përmes ueb-faqes zyrtare, duke bërë një depozitim prej 500 dollarëve. Bëhet fjalë për një model SUV me platformën mekanike E-GMP, që vjen me tre motorë të ndryshëm – nga ai bazik me 228 kuaj-fuqi e deri te ai sportiv me 435. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëYouTuberi i famshëm shkatërroi McLaren me vlerë mbi një milion dollarë
Mercedes-Benz Pullman i restauruar është një veturë me vlerë 2.3 milionë euro
Bashkëpunimi midis Yamaha dhe Toyota - rezultati është një motor i fuqishëm V8 që punon me hidrogjen!
Toyota shiti mbi 1.2 milion vetura të markës Corolla
Shefi i Bentley, Adrian Hallmark, largohet nga marka në kërkim të 'sfidave të reja'
BMW prezantoi një "asistent të automatizuar të ndërrimit të marsheve" në motoçikleta
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak