LAJMI I FUNDIT:

General Electric do t’i largoj 1,000 punëtorë në Francë

General Electric do t’i largoj 1,000 punëtorë në Francë
Emblema e General Electric në Çikago, SHBA / Foto: Scott Olson/Getty Images/Guliver

General Electric (GE) ka njoftuar një plan për të shkurtuar rreth 1,000 vende pune në Francë.

Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, kjo vjen pasi kompania amerikane ka refuzuar vazhdimisht paralajmërimin e Qeverisë franceze për një shkurtim të tillë.


Largimet e planifikuara në GE do të ndodhin kryesisht në Belfort që gjendet në pjesën lindore të Francës.

Belfort vazhdimisht ka qenë në rrezik të shkurtimeve të vendeve të punës dhe ministri francez i Financave, Bruno Le Maire, kishte kërkuar nga GE që të mos mbyllë asnjë vend pune në Francë.

Muajin e kaluar, GE kishe raportuar më shumë fitime sesa pritej. /Telegrafi/