Këngëtari i njohur, Genc Prelvukaj, ditë më pare rezultoi pozitiv me COVID-19.

Pas disa imazheve në rrjete sociale, rrodhën lajme se ai është shtruar në spital për shkak të komplikimeve.


Por, në një postim në rrjetin social Instagram, artisti ka bërë një sqarim sa i përket gjendjes së tij shëndetësore.

gencprelvukaj 130899483 400834761361428 2271752876013353983 n Foto: Instagram

"Unë jam shumë mirë. Nuk jam shtrirë në spital dhe nuk kam asnjë komplikim. Thjesht jam në përcjellje të terapisë (infuzion dhe barërat e nevojshme) për ta dërguar mjekimin deri në fund", është shprehur ai.

Genci përndryshe falënderoi të gjithë fansat që i uruan atij shërim sa më të shpejtë.

gencprelvukaj 130205426 100748048556537 8289218904576215839 n Foto: Instagram

Derisa po përballet me virusin, e dashura e tij, Eni Koçi, në disa imazhe është parë duke i qëndruar afër. /Telegrafi/