LAJMI I FUNDIT:

Genc Nimanbegu: Do të flasim me partitë e pakicave për pozicionim tonë në Mal të Zi

Genc Nimanbegu: Do të flasim me partitë e pakicave për pozicionim tonë në Mal të Zi

Pas disa dekadash, ndiejmë se jemi diskriminuar në sferën e zhvillimit ekonomik dhe punësimit, kështu që unë mendoj se Mali i Zi do të ketë një pozicionim të ri në rajon, kështu pohon ish-nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Genc Nimanbegu.

Në ditët në vijim, Nimanbegu pret të takohet me një koalicion tjetër shqiptar dhe partitë e tjera të pakicës, ku do të diskutohet rreth pozicionimit të shumicës, tha ai për vijesti.


Partia e Gjukanoviqit organizon tubim në Podgoricë: Mali i Zi mbi të gjitha
Lexo po ashtu Partia e Gjukanoviqit organizon tubim në Podgoricë: Mali i Zi mbi të gjitha

Kur u pyet se si e shihni konfigurimin e shumicës së ardhshme në Malin e Zi, Nimanbegu u përgjigj se ky do të realitet i ri, por do të vazhdohet rruga euro-atlantike, transmeton Telegrafi.

“Ky do të jetë një realitet i ri dhe ky realitet do të ketë sfida në drejtim të integrimit Atlantik dhe Evropian, sepse fakti që blloku pro-serb fitoi 37 vende është një rritje e madhe. Kjo do të thotë se Mali i Zi do të ketë ndryshime që do të kenë një pozicionim të ri në shumë çështje dhe ne si faktor shqiptar në Mal të Zi, do të bëjmë gjithçka për të siguruar marrëdhënie të mira me vendet fqinje dhe vazhdimin e integrimit euro-atlantik”, tha ai.

Fokusi i debateve kryesore në fushatë ishte në gjendjen ekonomike dhe papunësi dhe këto janë sfidat për qytetarët e Malit të Zi.

“Pas disa dekadash, ne ndiejmë diskriminim, veçanërisht në sferën e zhvillimit ekonomik dhe punësimit, kështu që unë mendoj se Mali i Zi do të ketë një pozicionim të ri në rajon, por kjo është diçka me të cilën do të përballemi”, tha ai.

Theksojmë se bazuar në 98.55 për qind të mostrës së përpunuar të materialit zgjedhor, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Mal të Zi njoftoi të hënën rezultatet paraprake të zgjedhjeve, sipas të cilave, Partia Demokratike e Socialistëve, e udhëhequr nga presidenti Millo Gjukanoviq, ka fituar 35.12 për qind të votave, ndërsa koalicioni opozitar “Për ardhmërinë e Malit të Zi” 32.54 për qind të votave.

Dritan Abazoviq: Mali i Zi kurrë nuk do të bëhet Sparta Serbe, por anëtar i BE-së
Lexo po ashtu Dritan Abazoviq: Mali i Zi kurrë nuk do të bëhet Sparta Serbe, por anëtar i BE-së

Sipas rezultateve të KSHZ-së, koalicioni “Paqja është kombi ynë” ka siguruar 12.55 për qind të votave, “E bardha në të zezë” më 5.57 për qind, Socialdemokratët më 4.09 për qind, Partia e Boshnjakëve më 3.81 për qind, Partia Social-Demokrate më 3.14 për qind, Lista Shqiptare më 1.61 për qind dhe koalicioni shqiptar “Bashkë nji za” më 1.16 për qind. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Kalo në kategori