LAJMI I FUNDIT:

Geci: Lufta e UÇK-së u përça pasi u themeluan fondet

Geci: Lufta e UÇK-së u përça pasi u themeluan fondet

Ish-ushtari i UÇK-së, Gani Geci ishte i ftuar në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini.

Geci thotë se me urdhër të Adem Jasharit në vitin 1992 ai bashkë me dy shokë ka kryer aksionin e parë të armatosur ndaj forcave serbe.


“Pas këtij aksioni jemi larguar për në Shqipëri”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Geci thotë se për të gjitha veprimet e armatosura që ai ka bërë ndaj ushtrisë serbe, LDK ishte në dijeni e sidomos Fehmi Agani.

Anëtari i LDK-së thotë se deri pas vrasjes së Adem Jasharit nuk ka pasur ndarje në UÇK.

“Pak para vrasjes së Adem Jasharit kanë shkuar disa letra në zyrën e LDK-së në Zvicër. Bashkë me Adem Jasharin, Rexhep Selimin ishim në odën e Abedin Rexhës dhe e hapa këtë temë. Thashë po shkojnë disa letra kërcënuese. Adem Jashari tha kush po i dërgon këto letra. Më pas Rexhep Selimi tha se këto janë letra përçarëse dhe e tejkaluam këtë situatë dhe kënduam deri në mëngjes”.

Geci thotë se pasi u vra Adem Jashari dhe u ndanë fondet, filloi edhe përçarja e UÇK-së.

“Pasi u themelua fondi “Vendlindja Thërret” dhe fondi i Bukoshit u nda edhe lufta. Këtë le ta di gjithë bota. Paratë e kanë ndarë luftën. Përçarjen e kanë bërë vetëm paratë. Deri atë kohë nuk kemi pasur probleme”, tha ndër të tjera Gani Geci./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori