LAJMI I FUNDIT:

Gecaj: Politikanët serbë mos të ëndërrojnë, por të jenë të përgjegjshëm

Gecaj: Politikanët serbë mos të ëndërrojnë, por të jenë të përgjegjshëm

Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa tha se presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq vazhdon të përsërisë se “Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën si shtet”, duke shpresuar kështu se pavarësia e Kosovës ishte vetëm një ëndërr e keqe.

Gecaj në rrjetin social Facebook shkruan se është koha e fundit që populli serb të zgjedhë politikanë të ndërgjegjshëm e të përgjegjshëm të cilët nuk ëndërrojnë por që shohin para.


Lexoni të plotë postimin e Gecajt në Facebook:

“Si asaj dhelprës që ju ndizte bishti derisa ajo vazhdonte të shpresonte se ishte në ëndërr, ashtu edhe Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq, vazhdon të përsërisë se “Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën si shtet”, duke shpresuar kështu se pavarësia e Kosovës (për te) ishte vetëm një ëndërr e keqe. Shpresa thonë vdes e fundit, megjithatë, është koha e fundit që populli Serb të zgjedhë politikanë të ndërgjegjshëm e të përgjegjshëm të cilët nuk ëndërrojnë por që shohin para”. /Telegrafi/