LAJMI I FUNDIT:

Gazetarja britanike ndërpritet nga prezantuesi austriak – i cili filloi t’i këndonte gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë

Gazetarja britanike ndërpritet nga prezantuesi austriak – i cili filloi t’i këndonte gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë

Ky është momenti zbavitës kur prezantuesja e motit Laura Tobin u ndërpre nga një prezantues austriak drejtpërdrejt në transmetim.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Laura, 40 vjeçe, ishte në vargmalin Nordkette në Innsbruck, Austri, për të prezantuar motin për programin ITV drejtpërdrejt nga parku më i madh natyror i vendit.


Ajo iu bashkua 30 prezantuesve të tjerë të motit nga 20 kanale nga e gjithë bota për Samitin vjetor Ndërkombëtar të Motit.

Megjithatë, kur Laura u përpoq të performonte segmentin e saj Live dhe të fliste me prezantuesit Kate Garraway dhe Ben Shephard, ajo u ndërpre në mënyrë të përsëritur.

Një prezantues moti austriak u përpoq t’i ofronte asaj një copë tortë – por kjo nuk ishte gjithçka.

“Po ju sjell tortën tradicionale austriake të quajtur Sachertorte”, tha ai, ndërsa Laura po përpiqej të prezantonte motin.

Ndërsa ajo tentoi ta largonte atë nga ekrani, ai filloi të këndonte. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Fun
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Interesante
Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Interesante
Qiraja

Qiraja

Loja që largon fëmijët nga telefonat

Loja që largon fëmijët nga telefonat

Interesante
Bredhi 35 metërsh që do të vendoset në qytetin britanik, ka 1.800 llamba

Bredhi 35 metërsh që do të vendoset në qytetin britanik, ka 1.800 llamba

Interesante
Kalo në kategori