LAJMI I FUNDIT:

Gazetari i Telegrafit, Albert Spahiu fiton çmimin “Vangjush Gambeta” për raportimin më të mirë në ekonomi në Kosovë

Gazetari i Telegrafit, Albert Spahiu fiton çmimin “Vangjush Gambeta” për raportimin më të mirë në ekonomi në Kosovë

Në Tiranë në praninë e kryetares së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikola, përfaqësuesve diplomatik në Shqipëri dhe gazetarëve nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, sot u ndanë çmimet “Vangjush Gambeta”.

Kryeparlamentarja e Shqipërisë, Nikola vlerësoi lartë kontributin e gazetarëve, posaçërisht atyre të ekonomisë në informimin e opinionit me zhvillimet ekonomike dhe politike në vend dhe nënvizoi faktin se Unioni i Gazetarëve Shqiptar ka arritur që të bashkojë në këtë ceremoni gazetarët nga të gjitha trevat shqiptare.


Darija Dretar, duke iu drejtuar të pranishmëve në emër të Japan Tobacco International, i cili që 13 vjet përkrah ndarjen e çmimit “Vangjel Gambeta”, theksoi se janë krenar për rolin e rëndësishëm që kanë për komunitetin në Shqipëri dhe në Kosovë.

Duke vlerësua se pandemia e COVID 19 vazhdon të jetë prioriteti i parë dhe faktor përcaktues, ajo theksoi se përshëndesin përpjekjet e autoriteteve në të dy vendet në luftën ndaj COVID-19 dhe rimëkëmbjes së ekonomive, por se mbetet shumë për të bërë.

“Kur bëhet fjalë për biznesin dhe ambientin ku operojmë, parashikushmëria është thelbësore. Kalendarët e akcizës janë mënyra më efektive për të kontrolluar tregun ilegal të duhanit si dhe për të luftuar informalitetin dhe stabilizuar shtetin ligjor, pasi që të ardhurat e buxhetit janë rritur, ndërkohë që tregu legal është stabilizuar dhe në njëjtën kohë sigurohet që rritja e parashikuar dhe e përshkallëzuar e çmimeve nuk do të ndikojë në fuqinë blerëse të konsumatorit”, tha ajo.

Dretar theksoi se mirëpresin përqasjen e moderuar e të arsyeshme dhe besojnë që është me të vërtetë rruga më e mirë për të siguruar stabilizimin e tregut të duhanit dhe të hyrat në buxhetin e shtetit.

Në emër të UGSH, kryetari Aleksander Çipa theksoi rëndësinë e  ndarjes së çmimeve për raportimin nga lëmi i ekonomisë dhe vlerësoi se fituesit e sivjetmë kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në  informimin e opinionit për problemet dhe sfidat me të cilat janë ballafaquar ekonomitë e tri vendeve të Ballkanin Perëndimor nga raportojnë gazetarët të cilët sot janë shpërblyer me çmimet Vangjush Gambeta

Juria e UGSH çmimet “Vangjush Gambeta” i ka ndarë Oliana Malokut për kronikën më të mirë ekonomike televizive 2021, Albert Spahiut, për shkrimin më të mirë shtypin e shkruar Kosovë, Rita Behadini, për kronikën më të mirë në shtypin e shkruar në Maqedoninë Veriore, Elvin Luku për shkrimin më të mirë shtypin e shkruar në Shqipëri dhe Çmimi “Raportimi më i mirë i vitit” i është ndarë Klodian Tomorri.

Çmimin “Reporteri i vitit” i është ndarë Jerola Zijai, ndërsa çmimi “Ismet Bellova” për gazetarinë sportive i është ndarë Konstandin Grillo, post mortem.

Çmimin Karriera kanë marrë Ilva Tare dhe Seladin Xhezairi.

Ndarjes së çmimeve i ka paraprirë forumi “Pandemia dhe efektet mbi ekonominë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori