LAJMI I FUNDIT:

Gazetari i REL plagoset në një sulm rus jashtë Kievit

Gazetari i REL plagoset në një sulm rus jashtë Kievit

Gazetari Shërbimit të Radios Evropa e Lirë, Maryan Kushnir, pësoi një tronditje gjatë një sulmi rus ndaj forcave ukrainase jashtë Kievit në orët e hershme të mëngjesit të 11 marsit.

Kushnir, i cili ishte i përfshirë me trupat ukrainase, raportoi se sulmi ndodhi rreth orës 3 të mëngjesit në qytetin Baryshivka, rreth 35 kilometra në lindje të kryeqytetit.


Ishte e paqartë nëse ishte një sulm ajror apo një sulm me raketë, përcjell Telegrafi.

“Ata goditën vendin ku unë isha pranë një stadiumi që është përdorur për stërvitje”, tha Kushnir. “Ushtarët po qëndronin aty dhe disa prej tyre u plagosën…. Disa njerëz u plagosën, por unë e di me siguri se askush nuk u vra”.

Kushnir ka punuar për Radion Evropa e Lirë që nga viti 2015 dhe ka mbuluar luftën me Rusinë që kur Moska sulmoi Ukrainën më 24 shkurt.

Luftimet në zonën e Kievit janë bërë gjithnjë e më intensive ditët e fundit pasi forcat ruse kërkojnë të rrethojnë qytetin përballë rezistencës së fuqishme ukrainase. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Evropa
“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Botë
Kalo në kategori