LAJMI I FUNDIT:

Gazetari: Për të marrë një gradë në policinë shqiptare paguhen para, ndikon dhe krimi

Gazetari: Për të marrë një gradë në policinë shqiptare paguhen para, ndikon dhe krimi
Policia Shqiptare

Gazetari Ferdinand Dervishi i ftuar në “Review” në Euronews Albania tha se vitet e fundit ai ka vënë re dhe shtimin e aktorëve të tjerë për të marr grada në polici.

Sipas tij nëse dikur gradat në polici merreshin nga politika, tani merren edhe nga paratë edhe nga krimi i organizuar.


“Vihen re dy vitet e fundit, duke marrë në analizë gradat e policisë vetingun në polici dhe historinë e magjistraturës. Shikojmë se janë shtuar edhe faktorë të tjerë nuk është më vetëm politika përcaktuese, është edhe paraja për të marrë një gradë, për të kaluar vetingun, në magjistraturë nuk e di, se nuk kam të dhëna.

Por përveç parave ndikon edhe krimi. Deri dje kemi pasur vetëm politikën, sot është krimi për të vënë njerëzit e vetë e për të kaluar në veting njerëzit e vetë. Kjo është vënë re vitin e fundit”, tha gazetari Dervishi. /Telegrafi/