LAJMI I FUNDIT:

Gazetari norvegjez, Refsdal: Skeleti i foshnjës tremuajshe – pamja më e tmerrshme gjatë luftës në Kosovë

Gazetari norvegjez, Refsdal: Skeleti i foshnjës tremuajshe – pamja më e tmerrshme gjatë luftës në Kosovë

Ish-reporteri i luftës, norvegjezi Paul Refsdal, ka rrëfyer se si ka xhiruar pamje gjatë luftës në Kosovë.

Në një intervistë për Klan Kosova ka thënë se pamja më e tmerrshme që ka hasur gjatë luftës në Kosovë, ka qenë skeleti i një foshnje tremuajshe.


“Padyshim që masakrat. Kur e sheh skeletin e një foshnje tremuajshe, ju lutem më thoni kush e vret një foshnje tremuajshe, s’mund ta kuptojë brutalitetin e serbëve në atë kohë. Kur isha brenda zonës në Kleçkë, edhe brenda zonave të refugjatëve, ishte interesante dhe historike të filmoja sepse dokumentimi i asaj ngjarjeje, i të treguarit se çfarë po ndodhë, ishte shumë e rëndësishme”, ka thënë Refsdal.

I pyetur rreth asaj se çfarë i vjen së pari ndërmend kur e kujton kohën e luftës në Kosovë, ai ka thënë se të shohësh një vend duke u çliruar ishte gjëja më e mahnitshme.

“Ajo çfarë kam parë në Kosovë e që nuk e kam parë e që nuk e kam parë në luftëra tjera është fitorja. Zakonisht kryengritësit nuk fitojnë, zakonisht lufta zgjatë për shumë e shumë vite she nuk ka fitues, por kosovarët bënë edhe sakrifica të jashtëzakonshme edhe ishin me fat, për shkak se NATO ishte në anën tuaj. Të shihja fitoren, ishte emocionuese për mua, takimi mes të mbijetuarve që ktheheshin nga malet dhe takoheshin me UÇK-në ishte shumë e fuqishme, e mahnitshme”, ka shtuar ai.

Ai ka treguar se pse ka refuzuar që të dëshmojë në Gjykatën Speciale.

“Po, sepse… I pyeta pse dhe ata deshën që unë të dëshmoj në llogari të Prokurorisë sepse ata lexuan librin tim, aty tregohet se UÇK-ja kishte një telefon satelitor e gjëra të tilla, e për një gazetar, të qenit pjesë e dëshmitarëve të prokurorisë për detaje të tilla, unë nuk do të jem pjesë e saj, nuk ka kuptim. Ju thash jo, më vjen keq. Nëse do të kishin ndodhur vërtetë krime lufte dhe unë do t’i kisha qenë dëshmitar i tyre nuk do të hezitoja, por të dëshmoj për gjëra koti si ajo që Luli kishte një telefon satelitor? Nuk do të jem pjesë e saj”, ka thënë ai.

Tutje, ai i ka quajtur një budallallëk pretendimet e senatorit Dick Marty kinse UÇK-ja ka bërë trafikim me organe njerëzish.

“Kam folur, epo nëse mbrojtja mendon se unë mund të kontribuoj duke treguar se si ishte UÇK-ja asokohe… por sikur thashë nuk do të jem dëshmitar në proces për të treguar se një komandant kishte një telefon. Kur dëgjova së pari herë për akuzat që mbështeteshin në librin e Carla del Pontes për trafikimin e organeve, mendoja si ka mundësi që të ndodhë ky budallallëk? Kjo është marrë seriozisht për vite me radhë e UÇK-ja nuk kishte kapacitete as për trajtim të duhur të të plagosurve”, ka potencuar ish-reporteri i luftës.

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori