Musa Sabedini
Jo vetëm rasti i fundit, mes Ramush Haradinajt dhe koleges Kaltrina Zymberi meriton të trajtohet me shumë përgjegjësi dhe me një motiv edhe më të madh për ta inkurajuar gazetarinë e pyetjeve të pakëndshme, por komuniteti i gazetarëve duhet të motivojë çdo gazetar, qoftë i ri apo i vjetër, për të luajtur rolin e tij, kudo që ndodhet. Gazetarit dhe gazetarëve u lejohet të bëjnë pyetje të pakëndshme, u lejohet të mos ia qëllojnë apo siç e themi ne profesionistët ”të bëjnë pyetje që nuk është pyetje”, u lejohet të bëjnë nervoz dhe ta dekoncentrojnë një politikan a kryeministër.
Pse ky privilegj?
Sepse gazetarët këtë punë kanë, këtë profesion e zanat ushtrojnë çdo ditë. S`kanë obligime tjera dhe s`kanë asnjë arsye të ndihen në siklet që po “terrorizojnë” një politikan apo ndonjë zyrtar të lazdruar.
Konferencat zyrtare, ku pyetjet e gazetarit dhe përgjigjet e politikanëve apo zyrtarëve të lartë shihen “live”, nganjëherë e kanë sikletin e dyanshëm. Pyetjet e pakëndshme që shpesh politikanët i urrejnë janë momentet më të mira, kuptohet për gazetarët inteligjentë dhe ata që hulumtojnë tema të mëdha, që të marrin përgjigje në hapësira publike.
Nga përvoja ime kam parë që edhe politikanët, edhe gazetarët shpesh parapëlqejnë që temat e ndjeshme t`i diskutojnë në situata më private. Tani rasti me Kaltrina Zymberin është vërtet për keqardhje, meqë Ramush Haradinaj, duke e njohur të gjithë kapacitetin e tij të shkollimit, jep leksione e ligjërata se çka duhet të lexojnë e të mësojnë gazetarët.
Problemi më i vogël sot për një gazetar është të bëjë një pyetje të drejtpërdrejtë. Problemi kryesor mbetet se kush do t`i jap përgjigje asaj pyetje. Shumica e politikanëve tanë janë mësuar që mediat të jenë servile dhe pse jo edhe në shërbim të tyre. Ama, një gazetar duhet të ruajë kriterin profesional dhe etik edhe atëherë kur politikani mendon se e ka mik dhe nuk sheh rrezik nga ai. Ky edhe është gabimi më i madh i këtyre politikanëve.
S`kam asnjë dilemë se në rastin konkret, gazetarja nuk bëri as gabimin më të vogël, sikur që nuk e kam asnjë dilemë se Kaltrina bëri pyetjen e duhur. Trajtesa ime lidhet me reagimin e pavend dhe shumë të ulët të Ramush Haradinajt.
Ramushi duhet ta kuptojë se mediat dhe gazetarët nuk janë raste sociale dhe nuk janë as pensionistë. Ata janë gazetarë për të bërë pyetje, për të thumbuar kryeministrin, ministrat, zyrtarët e lartë. Gazetarët këtë punë kanë dhe këtë profesion ushtrojnë. Kryeministri vetëm duhet të jap përgjigje, ose edhe të heshtë. Ky është problem i tij.
E keqja është se kohëve të fundit, është krijuar një aversion i padrejtë ndaj gazetarëve dhe kjo kryekëput nga rrjetet sociale. “Gazetarët rrejnë, mirë po ua bëjnë, mbylleni gojën, jeni edhe ju matrapazë” – këto janë komentet e shumta që has nëpër rrjetet sociale të njerëzve të kategorive të ndryshme.
Kjo, gjithsesi që nuk qëndron, sepse gazetarët jetojnë nga djersa e tyre. Ata kanë të drejtë të trajtojnë temat më të ndjeshme, më të panjohura për publikun, më të pakëndshme për ndonjë parti a lider.
Personalisht mendoj se rasti i Kaltrina Zymberit duhet të na jap forcë edhe më të madhe dhe motiv shtesë që zyrtarët e lartë t`i “bombardojmë” me pyetje të pakëndshme, duke shmangur pyetjet protokollare dhe shpesh të mërzitshme edhe për publikun.
Gazetari ka të drejtë ta pyes kryeministrin edhe sa të holla i ka në xhep për momentin. Llogariteni se si do të ishte ndier një politikan yni sot, po t`i bëhet kjo pyetje. Ose, nëse do e pyesni cilin libër e keni lexuar të fundit, apo sa gazeta ditore botohen në Kosovë etj. etj.
Gazetarët e mirë, të aftë profesionalisht, të përkushtuar, të njohur dhe me autoritet, të qëndrueshëm në profesion, janë shenja të mira në edukimin e publikut, në edukimin e politikanëve ndaj sjelljeve të tyre.
Jam i sigurt se incidenti i fundit i Ramushit, duhet t`i vlejë atij si një shembull që në të ardhmen të mos ngacmojë “grejzin” sepse ai nuk të fal.
Ramush, kësaj radhe gabove dhe mos ngacmo aty ku nuk duhet dhe ku nuk ke aspak nevojë. Gazetarët janë miq të mirë dhe mund të jenë edhe afrues e bashkëpunues, ama kurrë mos harro se ata nuk e tradhtojnë profesionin e tyre!.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëTeknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre