LAJMI I FUNDIT:

Gazetarët e pyesin se çfarë do të ndodh pas të hënës, Bislimi: Vjen e marta – nuk jam “Nostradamus” jam zv.kryeministër

Gazetarët e pyesin se çfarë do të ndodh pas të hënës, Bislimi: Vjen e marta – nuk jam “Nostradamus” jam zv.kryeministër

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi është konfrontuar verbalisht me gazetarët për çështjen e targave, derisa është pyetur se a ka marrëveshje të re.

Bislimi ka thënë se nuk ka asnjë marrëveshje me Serbinë për targat.


“Nuk ka asnjë marrëveshje. Nuk ka propozim të BE-së, kemi diskutuar disa elemente për dalje nga kriza por nuk ka dakordim”, tha Bislimi, duke shtuar se gjërat nuk duhet të diskutohen në publik.

I pyetur se çfarë do të ndodh pas të hënës kur edhe nis shqiptimi i gjobave për veturat me targa ilegale, Bislimi iu drejtua gazetarit se “pas të hënës vjen e marta”.

“Pas të hënës vjen e marta, a e din ti çka ka me ndodh, unë nuk jam ‘Nostradamus’ jam zëvendëskryeministër i Kosovës”, tha Bislimi.

Bislimi gjatë pjesëmarrjes së tij në diskutimin me temën “Raporti i Zgjerimit: Çfarë ka në të për Kosovën?”, që të mërkurën është organizuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe Shtëpia e Evropës bëri të ditur se në takimin e djeshëm në Bruksel nuk ka pasur marrëveshje për targat dhe se kryengociatori serb, Petar Petkoviq nuk ka qenë i pranishëm në takim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori