LAJMI I FUNDIT:

Gazeta gjermane Bild planifikon të zëvendësojë disa pozita në kompani me inteligjencë artificiale

Gazeta gjermane Bild planifikon të zëvendësojë disa pozita në kompani me inteligjencë artificiale

Bild i Gjermanisë, një nga gazetat më të shitura në Evropë, do të zëvendësojë një sërë punësh editoriale me inteligjencë artificiale si pjesë e një programi 100 milionë eurosh për uljen e kostove, pra priten pushime masive nga puna.

“Gazeta fatkeqësisht do të ndahej me kolegët, detyrat e të cilëve kryhen në botën dixhitale nga AI dhe/ose procese të automatizuara”, tha pronari i saj, botuesi më i madh i mediave në Evropë, Axel Springer SE, në një email drejtuar punonjësve, transmeton Telegrafi.


Në atë email thuhej se rolet, pra përshkrimi i punëve të kryera nga redaktorët, zëvendësedaktorët, korrektorët dhe redaktorët e fotografive nuk do të ekzistojnë më si sot, shkruan Frankfurter Allgemeine.

Drejtori ekzekutiv i Bild, Mathias Dopfener, tha në fillim të këtij viti se mjetet e AI si ChatGPT mund ta bëjnë gazetarinë e pavarur më të mirë se sa ka qenë ndonjëherë ose ta zëvendësojnë atë tërësisht.

Mjetet e inteligjencës artificiale si ChatGPT mund të shkruajnë tekste me cilësi të lartë nga pyetjet e thjeshta të përdoruesve, duke prodhuar gjithçka nga esetë dhe aplikimet për punë deri te poezitë dhe trillimet, por përgjigjet e saj ndonjëherë janë të pasakta apo edhe të fabrikuara.

Pikërisht për shkak të të gjitha të metave që Chat GPT sjell me vete, krijuesit e tij janë të shqetësuar se çfarë mund të çojë inteligjenca artificiale. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Teknologji
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Teknologji
Përdoruesit e iPhone ankohen se nuk po u aktivizohet alarmi, Apple premton se po punon për rregullimin e problemit

Përdoruesit e iPhone ankohen se nuk po u aktivizohet alarmi, Apple premton se po punon për rregullimin e problemit

Teknologji
Rivali i ChatGPT, Claude, po sjell chatbot-in me Al në iPhone

Rivali i ChatGPT, Claude, po sjell chatbot-in me Al në iPhone

Teknologji
Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Lojëra
Kush po investon më shumë në Evropë në inteligjencën artificiale?

Kush po investon më shumë në Evropë në inteligjencën artificiale?

Teknologji
Kalo në kategori