Aeroplani luftarak me shumë funksione Rafale, i ndërtuar nga Dassault Aviation, më në fund po merr suksesin që priste jashtë vendit.
Ai peshon shumë në eksportet franceze të armëve, të cilat e kanë ngritur Francën në vendin e dytë në mbarë botën për nga vlera e eksportit, sipas raportit të fundit nga Instituti Ndërkombëtar i Kërkimit të Paqes në Stokholm, të botuar në muajin mars. Shumë prapa Shteteve të Bashkuara, por tani përpara Rusisë, shkruan gazeta më e madhe franceze, Le Monde.
Libri i porosive të Dassault Aviation është aq i mbushur sa që prodhuesi po ka vështirësi që t’i prodhojë me kohë, transmeton Telegrafi.
Kontrata e fundit e madhe u nënshkrua të enjten më 29 gusht në Beograd, ku kishte udhëtuar presidenti francez, Emmanuel Macron. Ai la për një moment procesin e kërkimit të një kryeministri të ri të Francës dhe udhëtoi drejt kryeqytetit serb, ku mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të shitjes së 12 Rafaleve, për një shumë që i afrohet tre miliardë eurove.
Përderisa suksesi tregtar i këtij operacioni – i cili ka qenë në zhvillim e sipër që nga shitja e 12 modeleve të tjera tre vjet më parë për Kroacinë, fqinji dhe rivali rajonal i Serbisë – është i pamohueshëm, dimensioni diplomatik është shumë më i diskutueshëm. Që në fillim, projekti është konsideruar i ndjeshëm, dhe me të drejtë, për shkak të lidhjeve të Serbisë me Rusinë e Vladimir Putinit.
Serbia, kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE), nuk i zbaton sanksionet e vendosura nga evropianët ndaj Moskës pas pushtimit të Ukrainës. Ndryshe nga linjat ajrore të BE-së, Air Serbia vazhdon të fluturojë drejt Moskës. Beogradi ka porositur gjithashtu helikopterë luftarakë dhe bateri të mbrojtjes ajrore nga Rusia dhe Kina.
Masat paraprake të nevojshme
Pallati Elysee po mbron pikërisht argumentin e kundërt për të justifikuar shitjen e Rafale, të cilën e sheh si një mjet për ta “rreshtuar Serbinë krah Evropës”, në vend që ta lërë atë të kalojë në një zonë gri që Moska dhe Pekini po përdorin për të ushtruar ndikimin e tyre.
Blerja e Rafales për të zëvendësuar flotën serbe të aeroplanëve të lodhur rusë MiG-29 shënon një “ndryshim strategjik”, “historik dhe të rëndësishëm”, tha presidenti francez.
Ai është i bindur se “klubi Rafale”, në të cilin Serbia bashkohet me Greqinë dhe Kroacinë, përkundrazi mund të “kontribuojë në paqen në Evropë” dhe të nxisë integrimin rajonal.
Askush nuk do të kundërshtojë përfitimet për Francën dhe Evropën nga pajisja e forcave ajrore serbe me aeroplanë francezë dhe jo rusë – apo edhe amerikanë.
Një shitje e tillë nënkupton një lidhje të zgjatur me vendin prodhues, në drejtim të trajnimit, mirëmbajtjes dhe furnizimit me pjesë këmbimi.
Por duhet të shpresojmë që çdo masë paraprake të jetë marrë për të garantuar mbrojtjen e teknologjisë dhe njohurive të përfshira në Rafale, në një vend ku shtetasit rusë kanë liri veprimi dhe ku prodhuesit kinezë dhe rusë të mbrojtjeve kundërajrore do të kenë mundësi të verifikojnë performancën e tyre në kohën e tyre të lirë.
Së fundmi, forca më e fuqishme që shtyn integrimin e Serbisë në gjirin e Evropës nuk gjendet nën kabinën e Rafaleve, sado të aftë të jenë ato.
Pengesat kryesore për këtë afrim janë nacionalizmi dhe mënyra autokratike e drejtimit të vendit nga presidenti Aleksandar Vuçiq, i cili censuron median, keqtrajton kundërshtarët dhe nxit trazira në Kosovë, pavarësinë e së cilës ai e refuzon. Fatkeqësisht, presidenti Macron nuk kishte asgjë për të thënë rreth kësaj të enjten në Beograd. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes
Ish-presidenti brazilian, Bolsonaro akuzohet për komplot për grusht shteti
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën
Putin: Rusia testoi një raketë të re me rreze të mesme në një sulm ndaj Ukrainës
Reagimet e para izraelite pas lëshimit të urdhër arrestit ndërkombëtar kundër Netanyahut
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Urdhër arresti për Netanyahun, reagon BE-ja: Ky nuk është një vendim politik, por i drejtësisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme