LAJMI I FUNDIT:

Gazeta “Drita”, 120 vjet nga botimi

Gazeta “Drita”, 120 vjet nga botimi
Kur shqiptarët vrisnin konsujt rusë!
Lexo po ashtu Kur shqiptarët vrisnin konsujt rusë!

Më 1 nëntor të vitit 1901, në Sofje të Bullgarisë doli botimi i parë i gazetës “Drita“, nën drejtimin e atdhetarit Shahin Kolonja.

E përdyjavshme “Drita” (1901-1908) ishte gazetë politike, shoqërore, kulturore e letrare në gjuhën shqipe, që si moto të sajën kishte “Mbron të drejtat e kombit shqiptar”. Ajo e mbështeti idenë e bashkimit kombëtar dhe pati mjaft ndikim në zhvillimin e publicistikës shqiptare.


Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave publikoi sot një përshkrim të shkurtër shkëputur nga propozimi për dekorimin e gazetës “Drita” me rastin e 70-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, nga kryetari i atëhershëm Akademisë së Shkencave, Aleks Buda.