LAJMI I FUNDIT:

“Gazës po i mbaron uji dhe Gazës po i mbaron jeta”, thotë kreu i agjencisë së ndihmës së OKB-së

“Gazës po i mbaron uji dhe Gazës po i mbaron jeta”, thotë kreu i agjencisë së ndihmës së OKB-së

Philippe Lazzarini, komisioneri i përgjithshëm i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë, ka folur për situatën e rëndë në Rripin e Gazës të dielën, duke theksuar krizën kritike humanitare.

Lazzarini theksoi se Gazës po i mbaron me shpejtësi uji dhe energjia elektrike dhe popullsia përballet me mungesa të mëdha ushqimore dhe ilaçesh, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Gaza ‘po mbytet’ dhe duket se bota tani e ka humbur humanitetin e saj. Nëse shikojmë çështjen e ujit – të gjithë e dimë se uji është jetë – Gazës po i mbaron uji dhe Gazës po i mbaron jeta”, tha Lazzarini.


Biden thotë se pushtimi i Gazës nga Izraeli do të ishte një "gabim i madh"
Lexo po ashtu Biden thotë se pushtimi i Gazës nga Izraeli do të ishte një "gabim i madh"

Ai përshkroi një katastrofë të paprecedentë humanitare me mijëra njerëz që kërkojnë strehim në objektet e UNRWA-s, ndërkohë që burimet po shpenzohen.

“Numri i njerëzve që kërkojnë strehim në shkollat tona dhe objektet e tjera të UNRWA në jug është absolutisht dërrmues dhe ne nuk kemi më kapacitet për t’u marrë me ta”, shtoi ai.

Ndryshe, ushtria izraelite u tha 1.1 milion njerëzve që të largohen nga Gaza veriore e populluar dendur, duke përfshirë qytetin e Gazës, dhe të zhvendosen në jug të rripit.

Por Kombet e Bashkuara thanë se udhëzimi do të shkaktonte “pasoja shkatërruese humanitare”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Mali i Zi
Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Amerika
Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Botë
A është Gjermania në prag të një kthese politike?

A është Gjermania në prag të një kthese politike?

Evropa
Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Botë
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Kalo në kategori