LAJMI I FUNDIT:

Gaxherri: Askush nuk mund të thotë se taksa nuk ka qenë e mirë

Gaxherri: Askush nuk mund të thotë se taksa nuk ka qenë e mirë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, ka thënë se se taksa e ka pasur efektin e vet.

Gaxherri, në “Debat Plus” ka thënë se askush nuk mund të thotë se taksa nuk ka qenë e mirë dhe e domosdoshme, përcjell Telegrafi.


“Pavarësisht se është vendosur pa ndonjë analizë të duhur ajo e ka dhënë efektin e vet dhe sot jemi para një presioni të madh për ta pezulluar. Edhe qeveria e kaluar është përballur me presion të madh por zoti Haradinaj ka rezistuar ndërsa partneri i tyre i atëhershëm PDK ka qenë pro pezullimit”.

Ajo thotë se presioni për taksën e ka dërguar vendin në zgjedhje.

Gaxherri thotë se janë të vetëdijshëm edhe për kërkesën e Ambasadorit Grenell për të mos vendosur reciprocitetin por ajo thotë se edhe SHBA duhet ta kenë parasysh situatën e vështirë që Kosova gjendet në raport me Serbinë.

Deputetja e LDK-së thotë se taksa apo reciprociteti nuk janë Bibël apo Kuran që të mos ndryshohen apo largohen.

“Nëse partnerët tonë na premtojnë që ky afat i pezullimit do të ketë kohë të caktuar sepse nuk mund të ketë dialog me Serbinë në pakufi. Ne nuk do ta kemi të vështirë të hyjmë në dialog për tre apo gjashtë muaj dhe ta provojmë të arrijmë marrëveshje. Askush nuk mund të na pengojë që të kthejmë edhe taksën edhe reciprocitetin”, deklaroi ndër të tjera Besa Gaxherri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori