Gattuso dhe Pirlo formuan dikur partneritetin më të madh në mesfushë te Milani nën drejtimin e Carlo Ancelottit dhe po ashtu luajtën përkrah njëri tjetrit në kombëtaren italiane.

Pirlo e komunikoi pensionimin e tij nga futbolli në moshën 38 vjeçare duke i dhënë fund karrierës së tij.


gattuso

Kur Gattuso u pyet të martën nëse Pirlo e bëri futbollist më të mirë, ai ka dhënë një deklaratë interesante.

“Mos flisni thashetheme, mos ta përziejmë m*tin me Nutellën”.

“Kur e pashë atë duke luajtur më bëri të mendojë ndërrimin e profesionit. Askush nuk e di këtë më mirë se unë, sepse fillova të luaj metë në nivelin U15 për Italinë dhe më pas në të gjitha ekipet tjera të të rinjve”.

gattuso pirlo ende n euml form euml hd

“Nuk ishte vetëm për shkak të kualitetit, por ai ishte kafshë duke mbuluar një mijë metra – ai kishte cilësinë atletike që është arsyeja pse ai luajti deri në moshën 38 vjeçare”, u shpreh Gattuso.

“Te ai shihni një fytyrë engjëlli, por ai është një bir b*shtre – gjithmonë bën shaka dhe kurrë nuk është i qetë në një vend”.

2.pirlo

“Një ditë isha duke ngrënë në Milanello dhe e lashë telefonin në tavolinë. Ai dërgoi një mesazh te Galliani nga telefoni im duke ja ofruar motrën time”, përfundoi Gattuso. /Telegrafi/

telegrafi sport app