LAJMI I FUNDIT:

Gati projektin për restaurimin e kishës së Shën e Premtes

Gati projektin për restaurimin e kishës së Shën e Premtes

Instituti i Monumenteve të Kulturës ka hartuar projektin “Ndërhyrje restauruese në Kishën e Shën e Premtes” në fshatin Povelçë, Fier, monument kulture i kategorisë I.

Kisha e Shën e Premtes, që sipas Aleksandër Meksit daton rreth shekujve XIII-XIV, paraqet degradime të thella në strukturën e tij, vërehen ndërhyrje të papërshtatshme në muraturë, si dhe ka probleme me terrenin në të cilin ndodhet.


Gjatë muajit maj, specialistët realizuan një inspektim duke kryer rilevimin e elementëve konstruktivë dhe arkitektonikë, si dhe verifikuan gjendjen e konservimit, duke evidentuar saktësisht problematikat, për të vijuar më tej me hartimin e projektit të restaurimit.

Kjo kishë është e famshme në të gjithë trevën e Myzeqesë për mrekullitë që i atribuohen. Kisha ishte pjesë e ndalesave të Ismail Qemalit gjatë rrugëtimit të pavarësisë dhe gjithashtu pjesë e vendngjarjeve në romanin e të madhit Jakov Xoxa ”Lumi i vdekur”.

Qëndresa e strukturës së saj në shekuj ka bërë që banorët përreth të besojnë se aty ka fuqi hyjnore duke e frekuentuar si vend pelegrinazhi. /ata/