LAJMI I FUNDIT:

Gati një e katërta e qytetarëve të Maqedonisë s’kanë përdorur internet

Gati një e katërta e qytetarëve të Maqedonisë s’kanë përdorur internet

Gati një e katërta e qytetarëve të Maqedonisë, respektivisht 23 për qind, asnjëherë nuk kanë përdorur internet, kurse kjo mesatare në kuadër të Bashkimit Evropian është 14 për qind, tregojnë të dhënat e Eurostat për vitin e kaluar. Sipas statistikës evropiane, Bullgaria është vend anëtar i Bashkimit Evropian ku ka më shumë njerëz që asnjëherë nuk janë kyçur në rrjetin global të internetit, shkruan gazeta Koha.

Në Portugali 26 për qind e qytetarëve asnjëherë nuk ka shfrytëzuar internetin, në Itali 25 për qind, ndërsa në Kroaci dhe në Qipro 23 për qind e qytetarëve nuk e kanë shfrytëzuar internetin. Përkundër kësaj liste ndodhen Danimarka, Luksemburgu dhe Norvegjia, të cilat nuk janë anëtare e BE-së. Në këto shtete vetëm 2 për qind nga qytetarët asnjëherë nuk e kanë shfrytëzuar rrjetin botëror.


Numër të madh të përdoruesve të internetit ka në Suedi, ku vetëm 3 për qind nga popullsia asnjëherë nuk e kanë shfrytëzuar internet, në Britani të Madhe kjo përqindje ështe 4 për qind, në Holandë 5 për qind, ndërsa në Gjermani 8 për qind.