LAJMI I FUNDIT:

Gati 11 vjet, lista pozitive e ilaçeve në Maqedoni nuk është rishikuar

Gati 11 vjet, lista pozitive e ilaçeve në Maqedoni nuk është rishikuar
Foto: Arkiv

Gati 11 vjet, lista pozitive e ilaçeve në vend nuk është rishikuar. Farmacistët paralajmërojnë se në listë ka barna që mjekët mezi i shkruajnë dhe prandaj qytetarët detyrohen të paguajnë barna të shtrenjta.

Qytetarët thonë se japin shuma të mëdha për barnat dhe një pjesë e mirë e tyre paguhen privatisht.


“Ilaçet janë vërtet shumë të shtrenjta. Duhet bërë diçka, të paktën ilaçet bazë të jenë në listën pozitive, që populli të ketë përfitim”, tha një qytetar.

“Ilaçet janë shumë të shtrenjta, por unë i shmang shumë ilaçet. Ka ilaçe, por janë të shtrenjta”, shtoi një tjetër qytetar.

“Jam në pension. Varet nga sëmundja, por terapia është e shtrenjtë. A paguani privatisht apo janë barna në listën pozitive? Një pjesë e përdori nga lista pozitive dhe një pjesë nga ato që janë të shtrenjta. Unë paguaj 10 euro çdo muaj për tension. Tani në listën pozitive ka barna që nuk janë efektive dhe kjo është shumë e rëndësishme”, theksoi një qytetar.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se në periudhën e kaluar është punuar intensivisht për ndryshimet në ligjin për barnat dhe rregulloren e re, që ka qenë i vitit 2012. Në fillim të listës pozitive do të futen barnat që janë pjesë e listës primare dhe në fazën e dytë barnat nga lista e spitalit. Pritet që gjatë këtij viti qytetarët të kenë mundësi të blejnë terapi të reja inovative me çmime më të ulëta ose pa pagesë shtesë. /Alsat/

Ministria e Shëndetësisë – RMV
Ilaç

Në trend Lajme

Më shumë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Vranët dhe me riga shiu

Vranët dhe me riga shiu

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori