“Ky që shihni është një njeri, që e kam njohur dhe respektuar - një patriot modest amerikan, një njeri i arsyeshëm dhe i njerëzishëm, dhe thjesht një nga nëpunësit më të mirë publikë. Bob, sot nuk je vetëm një nga sekretarët e mbrojtjes që ka shërbyer më së gjati në historinë amerikane, por është e qartë se je një nga më të mirët”, tha Obama.

Gates është emocionuar gjatë marrjes së çmimit, por ka bërë shaka me Obamën, “Është dashur ta dimë muaj më parë, se jeni marrë mjaft mirë më këto gjërat e operacioneve të fshehta”, një referencë kjo për misionin amerikan që vrau liderin e Al Qaedas, Osama bin Ladenin më 2 maj të këtij viti.


Gates, i cili zëvendësohet në postin e sekretarit të Mbrojtjes, nga drejtuesi aktual i CIA-s, Leon Panetta, u ka shërbyer tetë presidentëve, në një karrierë që zgjati katër dekada. Obama i ka dhënë merita atij për uljen e vrullit të luftës në Irak dhe për bërjen e strategjisë së re për Afganistanin. /Telegrafi/