LAJMI I FUNDIT:

Gastronomët pajtohen me orarin e ri për vetëm 10 ditë

Gastronomët pajtohen me orarin e ri për vetëm 10 ditë

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi pas një takimi me gastronomet, ka bërë thirrje që sa më shpejtë të rishikohet buxheti dhe të fillojnë së zbatuari masat për rimëkëmbjen ekonomike

Ai në një konferencë për media, të martën ka thënë se nëse nuk ndodh rishikimi i buxhetit gjatë kësaj jave dhe nuk fillojnë zbatimi i masave të rimëkëmbjes ekonomike, rrezikojnë të humbin punën rreth 40 mijë punëtorë.


“Ne kërkojmë sa më shpejtë të garantohet portofolio e kredive të bankave, në mënyrë që ta kemi një aset, një qasje më të lehtë në financa. Likuiditeti apo qasja në financa po bëhet problemi kryesor. Jemi vonuar shumë, shteti është vonuar shumë dhe nëse ka rishikim të buxhetit brenda kësaj jave dhe pastaj zbatim të masave të caktuara që lidhën me rimëkëmbjen ekonomike, atëherë kolapsi ekonomik do të jetë te dera e jonë dhe kolapsi do të jetë dhe do të humbim deri 40 mijë vende të punës”, tha Rukiqi.

Kryetari Shoqatës së Gastronomisë, Petrit Kllokoqi tha se ky sektor do ta mbështet orarin e ri deri 22:30, por këtë vetëm deri në dhjetë ditë.

“Ne si gastronomi kemi vendos që ta respektojmë këtë masë për një kohë prej një jave ose dhjetë ditë. I bëjmë Qeverisë që të subvencionohen pagat, rishikimin e buxhetit dhe mbulimin e qirave prej 50 për qind. Po shpresojmë në të ardhmen ky orar do të rritet për me mund të shpërndahen njerëzit nëpër terminë të ndryshme”, tha Kllokoqi. /Telegrafi/