Sektori i gastronomisë po vazhdon punën sipas masave të reja antiCOVID, duke shërbyer mysafirët vetëm në hapësira të jashtme.
Ata thonë se me përkeqësimin e motit, do të jetë e pamundur që kafiteritë e restorantet të vazhdojnë aktivitetin e tyre.
Veton Zuka nga Shoqata e Gastronomëve ka thënë se Ministria e Shëndetësisë duhet të lejojë gastronominë të shërbejë në hapësira të brendshme.
“Sa i përket terasave, koha ka filluar të ftohet dhe shihet pengesë e madhe për punë. Po shpresojmë që kanë me ardh me masa të reja, sepse kështu nuk mundemi me funksionu. Nëse duam të vazhdojmë të ekzistojmë si biznese, atëherë lejimi i punës brenda është i domosdoshëm”, u shpreh ai.
Tutje, Zuka shtoi se janë të vetëdijshëm për rrezikun e infektimit, por që do të kujdesen që klientët t’i respektojnë masat.
“Është plani si nëpër krejt Evropën, është kërkesa e librezës së vaksinimit, ku munden me hy brenda edhe është krejt normale”, tha ai për T7.
Ndryshe, numri i rasteve aktive me coronavirus në Kosovë, krahasuar me fillimin e muajit shtator, ka rënë dukshëm.
Sipas raportit të fundit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë 11 mijë e 862 raste janë ende aktive më Kosovë, nga 27 mijë e 404 sa ishin me 1 shtator 2021.
Ndërkaq, masat antiCOVID që po aplikohen tani do të vazhdojnë të jenë në fuqi deri më 26 shtator, ku para kësaj date pritet të bëhet vlerësimi i gjendjes epidemiologjike në bazë të së cilës edhe mund të shtrëngohen ose të lirohen masat. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVazhdon super oferta për Peugeot 2008 nga Mercom Company
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Fito iPhone 15 duke shikuar Prishtina Open 2024
Scardian Sigurime shpallet fituese e çmimit “Best Insurance Company in Kosovo 2023” nga FMI
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'