Sot, në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajl Berisha” në Prizren, nën patronatin e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, u mbajt akademi përkujtimore për nder të 20 vjetorit të Betejës së Jeshkovës dhe rënies së 21 dëshmorëve të Kombit.
Me këtë rast, ministri Gashi, në fjalën e tij përmendi luftën heroike të UÇK-së me në krye komandantin legjendar Adem Jashari, dhe konkretisht foli për Betejën e Jeshkovës.
Për Betejën e Jeshkovës dhe rënien heroike të 21 dëshmorëve të kombit, ministri Gashi tha se ishte dhe do të ngelë një ndër epopetë më madhështore të historisë së lavdishme të kombit tonë.
“Prandaj, edhe sot në këtë 20 vjetor të krenarisë së përmotshme të Betejës së Jeshkovës, të rënies së 21 dëshmorëve dhe martirëve, me plot krenari themi se, djemtë dhe vajzat edhe të Brigadës 125 të UÇK-së, pra, 21 dëshmorët e rënë në atë betejë, ishin luftëtarë të dritës së lirisë”, tha ai.
Ai po ashtu theksoi se vepra e 21 dëshmorëve të rënë në atë betejë, të cilët e përjetësuan betimin e të parëve, do të jetë frymëzim dhe krenari.
“Edhe Beteja e Jeshkovës, rënia e dëshmoreve të kombit, 20 vjet pas, e forcojnë ndjenjën, shpirtin e atdhetarisë shqiptare, për rolin kombëtar, historik të luftës së UÇK-së, sepse, edhe para zhvillimeve ndërkombëtare të asaj kohe, veçmas, para tryezave diplomatike, lindja dhe lufta e UÇK-së, ishte dhe do të ngel, shkëlqimi më i ndritur mbarë kombëtar i fundshekullit të XX-të”, u shpreh ministri Gashi.
Po ashtu, ministri theksoi: “Pa luftën heroike edhe të Njësisë Speciale të Brigadës 125, pa Betejën e Vërrinit, përkatësisht, pa luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës anë e mbanë vendit tonë, nuk do ta kishim krijimin, për herë të parë në histori, të Aleancës Ushtarake dhe Diplomatike të UÇK-së me NATO-në dhe SHBA-të, nuk do të ngrihej Bondstilli, nuk do të kishim shpalljen e shtetit të pavarur të Kosovës dhe, aq më parë, nuk do të mund të ishim sot, në rrugën e sigurt drejt integrimeve veri-atlantike dhe, mbi të gjitha drejt anëtarësimit të ushtrisë së Kosovës në NATO”.
Gjithashtu, përveç tjerash, ministri Gashi foli edhe për rrugëtimin e Kosovës drejt Evropës dhe tha: “Kosova, populli i saj, në bashkëpunim edhe me aleatët tanë, të prirë nga SHBA-të, jemi edhe më të guximshëm, më të bashkuar, edhe me besimplotë, në rrugëtimin tonë mbarëkombëtar drejt familjes evropiane, jemi, gjithnjë e më pranë, vlerave të demokracive dhe të qytetërimeve perëndimore”.
“Institucionet e Republikës së Kosovës, janë të vendosura që, me zgjuarsi, unitet nacional, vendosmëri tu përgjigjen sfidave të kohës, me objektivin që, shteti i Kosovës të bëj progres të vazhdueshëm drejt konsolidimit dhe përparimit të gjithanshëm”, përfundoi Gashi.
Ndërkaq, Isa Berisha, përfaqësues i Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së, tha se në këtë betejë kanë qenë shumë dëshmorë dhe kjo ishte një goditje e rëndë për UÇK-në.
“Morali dhe qëllimi ishte shpëtimi nga okupatori serb. Edhe pse në atë kohë në Kosovë ishte misioni vëzhgues i OSBE-së, bishat serbë nuk kursyen asgjë. Ndonëse kemi dhimbje të madhe, familjet e dëshmorëve duhet të ndihen krenarë për sakrificën e më të dashurve të tyre të cilët dhanë jetën që ne sot ta gëzojmë lirinë”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGazetarja e RTK-së sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë
Çka deklaroi para trupit gjykues serbi i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit
Abdixhiku-Kurtit: Jep dorëheqje, cakto datën e zgjedhjeve - LDK do ta caktojë festën
Bislimi jep detaje për takimin në Bruksel: Propozimet e Serbisë ishin për legalizimin e strukturave paralele
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës
Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani
“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi
Rrëfimi i gruas që pretendon se nuk ka ngrënë apo pirë asgjë për më shumë se 16 vjet
Tre kartonë të kuq ndaj ekipit kundërshtar për t'ia siguruar titullin skuadrës së tij - gjyqtari holandez përjashtohet përjetësisht nga futbolli
Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?
Julian Deda - finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 3