LAJMI I FUNDIT:

Gashi i reagon LDK-së në Obiliq, thotë se rrugëtimi i tij do të jetë me iniciativë qytetare

Gashi i reagon LDK-së në Obiliq, thotë se rrugëtimi i tij do të jetë me iniciativë qytetare

Kryetari i Komunës së Obliqit, Xhafer Gashi ka thënë se rrugëtimi i tij politik, pas dorëheqjes nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do ta vazhdojë me iniciativë qytetare.

Gashi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se dy partitë opozitare në Obiliq i ka kapur frika pasi po e akuzojnë atë.


“Dy partitë opozitare në Obiliq, i paska kapur frika pas dorëheqjes sime, si duket edhe disponimi e mbështetja e qytetarëve të Obiliqit për këtë nismë timen i ka bërë që të humbin peshën e arsyejes e logjikës, z.Thaçi nga VV-ja më akuzon se po ‘viktimizohem’, po harron Halili se kur unë kam projektuar thyrjen e kufirit qindra vjeçarë shqiptaro-shqiptar, ai ka qenë duke u strehu në Castel, gjeneratat e vjetra e njohin historinë famëkeqe të Castel-it, tash gjeneratat e reja është mirë të i njoftoj Halili”, shkruan Gashi.

Gashi po ashtu reagoi edhe ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës në Obiliq.

“Ndërsa, kundër-kandidati im në dy palë zgjedhje lokale, ndaj të cilit kam triumfuar bindshëm, z.Krasniqi nga LDK-ja, konsideron se unë po tentojë të gjejë ‘strehë’ në kasollen e tij, të cilën e solli në këtë gjendje nga injoranca e tij dhe e njerëzve tij, normalisht që injorimi e distancimi nuk ju hap mundësi gjeneratave të reja. Dëshiroj të ja bëjë të qartë të dyve, rrugëtimi im do jetë vetëm me qytetarët e Obiliqit, Iniciativa Qytetare do të jetë strehë e gjithë qytetarëve me vullnet të mirë të cilët kanë vizion dhe ja duan të mirën qytetit të Obiliqit”, shkruan Gashi.

Ndryshe, Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Obiliq përmes një komunikate ka reaguar pasi sipas tyre kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi i cili dha mbrëmë dorëheqje nga AAK-ja, po po përpiqet të gjejë strehë të re politike.

Ata theksojnë se i konsiderojnë aventura këto përpjekje dhe të kota.

“Dega e LDK-së në Obiliq duke përcjellë vullnetin e anëtarësisë së saj, reagon ashpër ndaj pshtjellimeve që po lanson Xhafer Gashi ditët e fundit që lidhen me fiskulturat e tij politike, në përpjekje me gjetë strehë të re politike, tani kur si rezultat i sjelljeve dhe qeverisjes skandaloze ka sjellë nivelin e besueshmërisë publike në zero (0)”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Mirjeta Hajzeraj
Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori