LAJMI I FUNDIT:

Gashi për zërat se do të largohet nga VLEN-i: Nuk tradhtoj asnjëherë, pres të fitojmë shumicën e komunave

Gashi për zërat se do të largohet nga VLEN-i: Nuk tradhtoj asnjëherë, pres të fitojmë shumicën e komunave

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, është i ftuari i radhës në emisionin PodGo në Telegrafi Maqedoni, me të cilin kemi diskutuar për pozitën e tij të re, punën e VLEN-it në qeveri si dhe zgjedhjet lokale.

Gashi tha se pozita e kryetarit të Kuvendit i ka sjellë kufizim të lëvizjes dhe lirisë. Ai tha se mundohet që të jetë korrekt me çdo deputet dhe se flet me të gjithë ata, pavarësisht të cilës parti janë, ose cilit nacionalitet.

Ndërsa sa i përket punës së VLEN-it në Qeveri, koalicion nga i cili edhe Gashi doli si deputet, ai tha se ka pasur projekte konkrete që janë realizuar.


“Punën e VLEN-it në Qeveri do ta vlerësoja me notë kaluese shumë të mirë. Si viti parë mendoj që është shumë mirë me rezultate shumë të prekshme. BDI ka qenë në pushtet gjatë kohë ka vendosur standarde që nuk kanë qenë të mira. Dhe qytetarët për ne kanë pasur shumë pritshmëri, por ne brenda një viti nuk mund t’i plotësojmë ato pritshmëri. Por kemi bërë mjaft punë të mira, lufta ndaj krimit dhe korrupsionit, më shumë mjete për universitetet shqiptare, rritje të rrogave, One Stop Shop me Kosovën, rrugë të reja. Mendoj se në çdo fushë ka përparime dhe avancime. Jam krenar për bashkimin e opozitës shqiptare atë kohë, pasi shqiptarët kanë pasur nevojë për bashkim”, tha Gashi mes tjerash.

Kurse sa i përket bashkimit të VLEN-it në një parti, Gashi tha se kanë bërë mjaftueshëm punë drejt bashkimit final, duke përmendur kryesinë e përbashkët, shefin e shtabit të përbashkët për zgjedhjet lokale, si dhe komisionin e përbashkët kadrovik.

E pyetëm edhe për informacionet që qarkullojnë në media, e që aludojnë për largimin e tij nga VLEN-i, Gashi tha se janë të pavërteta dhe se asnjëherë nuk do të tradhtojë.

“Jam njeri që nuk tradhtoj asnjëherë. Jam bashkë me shokët e mi, në momentin që nuk pajtohem me ta, do ta lë politikën, por tradhtinë nuk e kemi pasur kurrë adet në familjen tonë”, tha Gashi.

Ndërsa sa i përket zgjedhjeve lokale, ai tha se pret që VLEN të fitojë në shumicën e komunave.

“Është mirë të çlirohemi nga adrenalina e zgjedhjeve. Duhet të bëjmë dallim në mes zgjedhjeve lokale dhe parlamentare. Në zgjedhje lokale duhet të flasim për tema lokale, e jo për tema nacionale. Të dalim me kandidatë më të mirë dhe me projektet më të mira dhe të bëjmë garë të cilësisë. Qytetarët tani janë kureshtarë për të parë se sa VLEN-i mund të jep në pushtet lokal. Jam i bindur se në shumicën e komunave do të ketë fitore të VLEN-it, megjithatë do të varet edhe prej kandidatëve, por mendoj që do të ketë vazhdim të shprehjes së vullnetit edhe në pushtetin lokal. Është mirë që politikanët të futen në filtrin e asaj që kanë punuar, e jo të cilës parti janë”, tha Gashi.

Në fund ai bëri thirrje edhe për vozitje të kujdesshme, ndërsa përmendi edhe disa raste që i kanë ndodhur gjatë kohës kur ai ka qenë pjesëmarrës në komunikacion./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndryshime në udhëheqjen e tri stacioneve policore pas ngjarjeve të fundit në Pejë, Klinë dhe Prizren

Ndryshime në udhëheqjen e tri stacioneve policore pas ngjarjeve të fundit në Pejë, Klinë dhe Prizren

Siguri
Çitaku kritikon Kurtin: Prania e Berishajt në Potoçari, poshtërim për Kosovën

Çitaku kritikon Kurtin: Prania e Berishajt në Potoçari, poshtërim për Kosovën

Politikë
FNSH zbarkon në Theth pas sulmit me molotov

FNSH zbarkon në Theth pas sulmit me molotov

Lajme
Rëndohet situata në Theth, hidhet molotov drejt bagerëve të shtetit

Rëndohet situata në Theth, hidhet molotov drejt bagerëve të shtetit

Lajme
Kurti në Bosnje: Srebrenica ishte paralajmërim për Kosovën dhe botën

Kurti në Bosnje: Srebrenica ishte paralajmërim për Kosovën dhe botën

Lajme
Pas raportit të psikiatrisë, vëllai i Liridona Ademajt: Naim Murseli po përpiqet ta zvarrisë procesin

Pas raportit të psikiatrisë, vëllai i Liridona Ademajt: Naim Murseli po përpiqet ta zvarrisë procesin

Drejtësi
Kalo në kategori