LAJMI I FUNDIT:

Gashi: As nuk diskutohet kthimi i Vjosa Osmanit në krye të LDK-së

Gashi: As nuk diskutohet kthimi i Vjosa Osmanit në krye të LDK-së

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, tha se as nuk diskutohet kthimi i Vjosa Osmanit në LDK dhe shanset për këtë janë zero.

“Vjosa Osmani si elektorat mundet me u kthy, por jo si lidership”, tha Gashi.


I pyetur nëse ajo mund të jetë kandidate për kryeministre e LDK-së, Gashi tha “S’ka shansa, zero shansë”.

“Vjosa nuk është LDK, ka dalë vetë nga LDK ka formu një parti tjetër. Vjosa nuk është më LDK, ka parti tjetër…As nuk është opsion, as nuk diskutohet, as nuk ka mundësi me u diskutu”, tha ai.

“S’e marrim ne se nuk na duhet”, u shpreh Gashi për mundësinë që Osmani të kthehet në LDK.

Edhe pse Osmani është presidente e vendit, ajo sipas tij ka qenë palë me qeverinë në disa raste.

“Në detyrë duhet të ketë sjellje presidenciale dhe të mos përzihet në zgjedhje. Shpesh ka qenë palë me qeverinë, duke filluar nga rasti i kryeprokurorit të shtetit, kryetares së KQZ-së dhe disa raste tjera ka qenë palë. Nuk ka qenë presidenciale”, tha Gashi në T7.