LAJMI I FUNDIT:

Gashi nis mandatin e tretë në krye të Obiliqit: Qytetari do të jetë kryefjala

Gashi nis mandatin e tretë në krye të Obiliqit: Qytetari do të jetë kryefjala

Kuvendi Komunal i Obiliqit ka mbajtur mbledhjen inauguruese, ku janë betuar kryetari dhe 21 asamblistët e rinj. Xhafer Gashi nga Iniciativa Qytetare, i cili ka udhëhequr dy mandate me Obiliqin, tha se prioritet i qeverisjes së tij në mandatin e tretë mbetën arsimi dhe shëndetësia.

Para asamblistëve dhe të ftuarve të tjerë në ceremoninë solemne të marrjes së detyrës, Gashi shtoi se kryefjala e qeverisjes së tij edhe për një mandat tjetër do të jenë qytetarët.


“Ky mandat do të jetë vazhdim i përkushtimit, punës, vullnetit, angazhimit të pandalshëm për të përmbushur kërkesat dhe nevojat e qytetarëve. Plani ynë është i qartë, qytetari i Obiliqit do të jetë kryefjala e çdo zhvillimi. Bashkë me qytetarët do të zhvillojmë projekte, bashkë do t’i mbikëqyrim dhe bashkë do t’i gëzojmë ato. Shërbimet efikase administrative, transparencë dhe llogaridhënie, janë jo vetëm betim por edhe obligim yni kryesor karshi bashkëqytetarëve tanë”, theksoi ai.

Më tej, Gashi shtoi se arsimi dhe shëndetësia janë prioritet i qeverisës dhe punës katërvjeçare.

“Do të punojmë fuqishëm në ngritjen e cilësisë në arsim, shërbime shëndetësore. Do të vazhdojmë përmirësimin e shërbimeve publike, infrastrukturore, rrugore e nëntokësore. Një komb që punon për brezat e rinj ka të ardhmen e garantuar. Ne do të mbështesim dhe do të bëjmë më të lehtë rrugëtimin e tyre drejt sukseseve për të rinjtë dhe të rejat e Obiliqit”, ka shtuar ai.

Për studentët e dalluar, sportistët dhe të rinjtë e talentuar, Gashi ka premtuar përkrahje. Ndërsa, për deponitë ilegale ai u zotua se do të kthehen në hapësira të gjelbra, parqe dhe hapësira rekreative.

Gjatë betimit të kryetarit Xhafer Gashi, asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë lëshuar sallën e Shtëpisë së Kulturës “Xhavit Haziri”.

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Kalo në kategori