LAJMI I FUNDIT:

Gashi: Masakra në Lagjen e Trimave edhe një arsye se Tribunali për krimet serbe është i domosdoshëm

Gashi: Masakra në Lagjen e Trimave edhe një arsye se Tribunali për krimet serbe është i domosdoshëm

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi në nderim të 27 martirëve të Lagjes së Trimave (Tusus) në Prizren, ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurora lulesh pranë Lapidarit të martireve dhe varrezave të martirëve në këtë lagje.

Në pafuqi të përballjes me ushtarët e UÇK-së forcat serbe në këtë lagje treguan barbarinë e tyre duke i vrarë 27 civilë të pafajshëm dhe i dogjën  245 shtëpi.

Lagja e Trimave (Tususi) ishte çerdhe e celulave të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Prizrenin. Kjo lagje gjatë luftës u shndërrua në bazën e ushtarëve të lirisë.

Heronjtë Xhevat Berisha, Salajdin Berisha e shumë të tjerë së bashku me Xhemshit Krasniqin i cili padrejtësisht po mbahet në burg, u vunë në ballë të luftës për lirinë e Kosovës.

Në pafuqi të përballjes me ushtarët e lirisë, policë e paramilitarë serbë vranë civilët.

Ministri Gashi u shpreh me këtë rast se masakra në Lagjen e Trimave është edhe një dëshmi dhe arsye se Tribunali për Krimet serbe në Kosovë është i domosdoshëm.

“Deri më sot asnjë nga kriminelët që e shkaktuan këtë masakër nuk janë përgjegjur për krimin kundër civilëve të pafajshëm. Asnjë krim i kriminelëve serb nuk do të kalojë pa u ndëshkuar, prandaj Kosova e ka detyrë dhe obligim themelimin e këtij Tribunali. Kosova duhet ta themeloj Tribunalin për krimet serbe që dhe autorët e kësaj masakre ta marrin dënimin e merituar”, tha ministri Gashi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi

Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi

Lajme
Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Gërvalla pritet në një mënyrë të veçantë në Kalabri, fëmijët këndojnë në gjuhën shqipe

Gërvalla pritet në një mënyrë të veçantë në Kalabri, fëmijët këndojnë në gjuhën shqipe

Lajme
BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit në Këshillin e Evropës

BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit në Këshillin e Evropës

Lajme
Euro bie sërish në tregun valutor në Shqipëri, arrin në nivelet më të ulëta vjetore

Euro bie sërish në tregun valutor në Shqipëri, arrin në nivelet më të ulëta vjetore

Lajme
E detyruan të miturën të punonte si valltare dhe të ofronte shërbime seksuale, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

E detyruan të miturën të punonte si valltare dhe të ofronte shërbime seksuale, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

Drejtësi
Kalo në kategori