LAJMI I FUNDIT:

Gashi: Kryetari i PPE, Joseph Daul, në hapjen qendrore të fushatës së LDK-së (Video)

Gashi: Kryetari i PPE, Joseph Daul, në hapjen qendrore të fushatës së LDK-së (Video)

Lidhja Demokratike e Kosovës do ta hap zyrtarisht fushatën zgjedhore të mërkurën në orën 12:00 në Podujevë, kurse një ditë më vonë do të mbahet hapja qendrore  në Prishtinë.

Kështu ka bërë të ditur kandidati i LDK-së për deputet Arben Gashi, duke paralajmëruar se në hapjen qendrore të së enjtes në Prishtinë do të ketë shumë mysafirë ndërkombëtarë.

“Për shkak se do të vijnë miq të rëndësishëm ndërkombëtarë është shtyrë për një ditë hapja e madhe qendrore. Ndërsa nesër bëhet hapja zyrtare në Podujevë”, ka thënë Gashi në “Rrokum Roll” të TV Rrokum.

Ai ka thënë se në hapjen qendrore të fushatës së LDK-së do të vijë presidenti i Partive Popullore Europiane, Joseph Daul.

“Është me rëndësi ardhja e tij”, thotë Gashi, duke shtuar se në krejt qytetet do të ketë aktivitete zgjedhore të LDK-së./Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=6Joz3DxyPZs

Në trend

Më shumë
Pse Italia, Franca e Kroacia po shesin shtëpi për 1 euro?

Pse Italia, Franca e Kroacia po shesin shtëpi për 1 euro?

Evropa
Si e ndryshoi historinë amerikane ylli i filmave për të rritur?

Si e ndryshoi historinë amerikane ylli i filmave për të rritur?

Amerika
Mozzik dhe Lotina Haziri në një lidhje dashurie?

Mozzik dhe Lotina Haziri në një lidhje dashurie?

Magazina
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe

Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe

Siguri
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Shëndetësi
Shfaqen pamjet se si Apple i teston iPhone

Shfaqen pamjet se si Apple i teston iPhone

Teknologji
Kalo në kategori