LAJMI I FUNDIT:

Gashi: Kjo Qeveri ka dështuar lidhur me investimet kapitale

Gashi: Kjo Qeveri ka dështuar lidhur me investimet kapitale

Shqyrtimi i Propozim-rezolutës në lidhje me mosrealizimin e projekteve kapitale të Qeverisë gjatë vitit 2022, është shtyrë me kërkesë të Lidhjes Demokratike, e cila ishte partia që e kishte iniciuar.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se kërkesa qe bërë në muajin gusht për ta shqyrtuar raportin 6-mujor të Qeverisë për shkak të mungesës së efikasitetit të punës së Kuvendit ka ardhur sot.


Prandaj, ai e ka konsideruar se si LDK të bëjnë kërkesë që të shqyrtohet raporti vjetori i investimeve kapitale.

“Kjo kërkesë është bërë në fund të muajit gusht për të shqyrtuar raportin 6 mujor të investimeve kapitale si rezultat i mungesës së efikasitetit të punës së Kuvendit kjo nuk ka ardhur në shqyrtim në seancë deri sot prandaj ka humbur aktualitetin dhe ne si grup parlamentar do ta paraqesim kërkesën për ta shqyrtuar raportin vjetor të qeverisë lidhur me investimet kapitale.

Aty do të koncentrohem dhe të shohim se si kjo qeveria ka dështuar në të gjitha projektet kapitale dhe se si vendi ka hyrë në vitin e 3 buxhetore të kësaj qeverisje dhe rezultatet në investimet kapitale dhe infrastrukturën shtetërore dhe zhvillimin ekonomik janë impakte negative”, ka thënë ai.