LAJMI I FUNDIT:

Gashi: Ali Ahmeti është në shërbim të agjendës serbo-ruse (Video)

Gashi: Ali Ahmeti është në shërbim të agjendës serbo-ruse (Video)

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Afrim Gashi, në një intervistë ka paralajmëruar shqiptarët në të gjitha trojet se Ali Ahmeti ka për funduar me agjendën kombëtare. Sipas Gashit, Ali Ahmeti tanimë është në shërbim të agjendës serbo-ruse, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Shqiptarët e Kosovës duhet ta dinë dhe mos të kenë iluzion se Ali Ahmeti paraqet ndonjë agjendë kombëtare në Maqedoni. Ai ka përfunduar me agjendën kombëtare që moti. Tani ai është ploësisht në shërbim të interesave serbo ruse nëpërmes Gruevskit në Maqedoni”, tha mes tjerash Gashi.


Sipas Gashit, BDI-ja ndihmoi që përmes anëtarit të saj në KSHZ, t’i merret një deputetë Lëvizjes Besa dhe t’i jepet OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/