LAJMI I FUNDIT:

Garrett: Shprehim dëshirë për të thelluar bashkëpunimin ekonomik me Maqedoninë

Garrett: Shprehim dëshirë për të thelluar bashkëpunimin ekonomik me Maqedoninë

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot realizoi takim pune me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Charles Garrett. Ministri Bekteshi me këtë rast tha se Maqedonia dhe Mbretëria e Bashkuar kanë bashkëpunim të mirë ekonomik dhe se i njejtë mund të intensifikohet në më shumë fusha, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në takimin në fjalë u fol për mundësitë dhe lehtësimet që ofrohen për kompanitë e jashtme por duke mos lënë anash një nga reformat e parapara të qeverisë së re për të ju dhënë mundësi dhe hapësirë të njëjtë kompanive vendore dhe ndërmarjeve të vogla dhe të mesme për zhvillim më të mirë të tyre.


Nga të dyja palët u shpreh dëshira për thellimin e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve dhe për rritjen e numrit të investitorëve britanikë në Maqedoni.

Ministri Bekteshi shprehu falënderim për përkrahjen që vendi ynë merr nga Britania e Madhe lidhur me hapat që po ndërrmer Ministria e Ekonomsië dhe qeveria në tërësi, për të arritur sukses në procesin eurointegrues të vendit, dhe për një zhvillim më të madh ekonomik, njofton AIM.

Ambasadori Garrett falënderoi ministrin Bekteshi për takimin dhe mundësinë e avansimit të bashkëpunimit më të madh mes kompanive britanike që operojnë në vend, dhe qeverisë së re, për të cilën gjë morri mbështetje të plotë nga ana e ministrit Bekteshi. /Telegrafi/