LAJMI I FUNDIT:

Garevski: Tërmetet, nuk ka vend për panikë (Video)

Garevski: Tërmetet, nuk ka vend për panikë (Video)

Në një deklaratë për Tv Nova, drejtorori i Institutit për inxhinjeri tërmetesh dhe inxhinjeri seizmologjike (IITIS), Mihail Garevski, paralajmëron se do të ketë tërmete të shkallës 3 deri 4 ballë, të cilat do të ndjehen, por nuk ka vend për panikë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ai shton se nuk ka ndonjë lidhje në mes të rreshjeve të fundit të shiut dhe dridhjeve të cilat janë ndjerë, ndërkaq mbrëmë kishte katër tërmete, brenda një peroidhe mjaft të shkurtër kohore.


Këto tërmete janë ndjerë në kohët e mbrëmjes, mes orës 18 dhe 20, ndërkaq sipas shkallës së Rihterit, forca e tërmetit ka qenë nga 3.2 deri 4.9 ballë./Telegrafi/