LAJMI I FUNDIT:

Garda ceremoniale e FSK-së nderon pavarësinë e Amerikës, ngritin flamurin amerikan në Prishtinë

Garda ceremoniale e FSK-së nderon pavarësinë e Amerikës, ngritin flamurin amerikan në Prishtinë

Garda Ceremoniale e FSK-së në përvjetorin e pavarësisë së SHBA-ve, së bashku me shoqatën “Miqtë e Amerikës” ka bërë ngritjen e flamurit amerikan në Prishtinë, në sheshin që mban emrin e ish-presidentit amerikan Bill Clinton.

Kryetari i shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi, kryetar i shoqatës ka thënë se ngritja e këtij flamuri, po bëhet në nder të përvjetorit të pavarësisë së ShBA-ve.
“Populli i Kosovës në veçanti populli shqiptar, për nder të pavarësisë së SHBA-së edhe këtë vit mund të themi që bëmë një aktivitet në koordinim me shoqatën ‘Miqtë e Amerikës’ me Ushtrinë e Kosovës apo me Forcën e Sigurisë së Kosovës gjegjësisht me gardën ceremoniale të FSK-së e bëmë ngritjen e flamurit amerikan dhe treguam edhe një herë respekt, dashuri, sinqeritet për t’i treguar popullit amerikan se ne populli i Kosovës e në veçanti populli shqiptar jemi falënderues. Nuk i kemi harruar ato veprime që kemi bërë jo vetëm kohëve të fundit por edhe gjatë historisë”, tha Rexhepi.

Ai ka thënë se Kosova i dërgon mesazhet më të mira Amerikës për ndër të përvjetorit të pavarësisë.


“Mesazhet më të mira që të keni begati, prosperitet dhe të iu realizohen të gjitha synimet që i keni në objektivet tuaja afatmesme dhe afatgjate. Zoti e bekoftë popullin e Kosovës, Zoti e bekoftë popullim amerikan dhe popullin shqiptar”, ka thënë ai.

Hajrush Kurtaj, drejtor i departamentit civilo-ushtarak në Ministrinë e Mbrojtjes, ka thënë se kjo festë është e përbashkët.

“Këtë aktivitet që po e zhvillojmë sot, në bashkëpunim me shoqatën “Miqtë e Amerikës” në bashkëpunim edhe me Forcat e Sigurisë së Kosovës duke u bazuar në kontributin e dhënë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, presidentit Ëillson e deri më tani, do të jetë mirënjohës gjithmonë, është mirënjohëse për kontributin edhe sot. ne po bëjmë ngritjen e flamurit amerikan në shenjë respekti për këtë kontribut. Urime qytetarëve amerikan, urime shtetit të Amerikës”, ka thënë Kurtaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori