LAJMI I FUNDIT:

Gara për Prishtinën – këta janë tre kandidatët zyrtarë nga LDK, AAK dhe AKR

Gara për Prishtinën – këta janë tre kandidatët zyrtarë nga LDK, AAK dhe AKR

Kur kanë mbetur edhe pak muaj për shpalljen e zgjedhjeve të rregullta lokale, partitë politike tashmë kanë nisur zyrtarizmin e kandidatëve për kryetar nëpër komuna.

Gara më interesante pritet që të jetë si gjithmonë në kryeqytet. Se kush do të jetë kryetari i ardhshëm i Prishtinës mbetet të shihet pas zgjedhjeve, shkruan Telegrafi.


Deri më tani kandidatët e zyrtarizuar për kryetar të Prishtinës janë: arkitekti Përparim Rama nga LDK, ish-shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Daut Haradinaj dhe nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli nga AKR.

Si kandidat të mundshëm për postin e të parit të kryeqytetit janë përfolur edhe Arben Vitia dhe Liburn Aliu nga LVV-ja dhe Uran Ismaili nga PDK-ja, mirëpo kandidatura e tyre ende nuk është bërë zyrtare.

Telegrafi më poshtë ua sjell profilin e kandidatëve tashmë të zyrtarizuar për kryetar të Prishtinës:

Përparim Rama lindi më 20 janar 1976. Është arkitekt e urbanist i njohur shqiptar – i vlerësuar me çmime ndërkombëtare gjithandej nëpër botë.

𝐊𝐮𝐚𝐥𝐢𝐟𝐢𝐤𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐚𝐤𝐚𝐝𝐞𝐦𝐢𝐤𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐫𝐨𝐟𝐞𝐬𝐢𝐨𝐧𝐚𝐥𝐞

𝐑𝐈𝐁𝐀 – Associate Member (Instituti Mbretëror i Arkitekteve Britanik ) 2003
𝐒𝐌𝐀𝐑𝐓𝐥𝐚𝐛 – Mbikëqyrës – Media Instituti SMARTlab Programi Master dhe Doktoraturë 2007
𝐂𝐄𝐂𝐀- Member – Centre for Evolutionary Computing in Architecture) 2003
MSc Master i dalluar
Qendra për Kompjutim Evolutiv në Arkitekturë
(University of East London) 2003
DipArch (University of East London)
Shkolla e Arkitekturës
Instituti Mbreteror i Arkitekteve Britanik Pjesa II 2001-03
BA (Hons) SBU London South Bank University
Instituti Mbreteror i Arkitekteve Britanik Pjesa I 1995-98

Përvoja kyçe: Si drejtor themelues i 4M Group, Rama është përgjegjës për planifikim të menaxhimit dhe zhvillimit të përgjithshëm të byrosë, projektet e tij përfshijnë nga ato të banimit deri tek ato komerciale, nga hotelet deri tek ndërtimet mikse, aeroport dhe planifikim urban.

Rama konsulton Fondin e hulumtimeve Kombëtare të Shtetit te Katarit në projektet urbane dhe arkitekturale aktuale dhe të së ardhmes në Katar. Ai poashtu është edhe udhëheqës i ekipit të projektit të master planit për zhvillimin e fshatit të qëndrueshëm “Dhërmi”në 10ha në jug të Shqipërisë, në detin Jon.

Ai ishte udhëheqës i konzorciumit ndërkombëtar të projektimit, udhëhequr nga 4M GROUP deri në lejen urbanistike të Kompleksit me te madh ne Ballkan me zhvillim miks në Prishtinë. Ai ishte këshilltar specialist në zhvillimin e veglave për planifikim hapësinor dhe arkitekturë për Newham Council dhe Tower Hamlets në Londër, në përgatitjet për Lojërat Olimpike Londra 2012. Ai ishte udhëheqës në projektim të planit rregullativ.

Daut Haradinaj ka lindur më 6 Prill 1978 në Gllogjan të Deçanit. Studimet Bachelor i përfundoi në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Juridik.

Daut Haradinaj ishte njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjithashtu ishte Komandant i Brigades 131 “Jusuf Gervalla’’. Së bashku m Rexhep Selmin dhe Mujë Krasniqin me rastin e vrasjes së mësuesit Halit Geci, më 28 nëntor 1997 dolën publikisht dhe deklaruan formimin e Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës.

Dauti është një nga 5 vëllezërit Haradinaj të cilët u shquan për guximin dhe kontributin e tyre në luftën e Kosovës. Nga viti 1999 deri në vitin 2009, ishte ushtar i Trupave Mbrojtëse të Kosovës.
Ndërsa nga viti 2010 ai u zgjodh deputet i Kuvendit te Republikës së Kosovës për disa legjislatura me radhë. Në legjislaturën e VII-të të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ushtroi funksionin e shefit te grupit parlamentar të AAK-së.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 2021, ishte ndër më të votuarit në listën e AAK-së për deputetë, por dha dorëheqje nga kjo pozitë për t’ia liruar pozitën Shemsedin Dreshajt.
Banon dhe jeton në Prishtinë, është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Selim Pacolli, ka lindur me 21 shtator 1969. Studimet në fushën e ekonomisë i mundësuan që për dekada të jetë ushtrues i pozitave menaxheriale të rëndësishme duke përfshirë disa fusha të zhvillimit biznesor. Kjo i mundësoi që me përvojat e tij të jetë njohës i mirë i proceseve të punës , si në fushën zhvillimore të tekstilit, ndërtimit dhe inxhinieringut, të mediave dhe botimeve të veçanta, të proceseve dhe zhvillimeve, punës bankare, në kompani të sigurimeve, në fushën e hotelerisë dhe turizmit, etj.

Selim Pacolli, karrierën e tij e filloi me pozita menaxheriale, ku nga viti 1996-2005 ushtroi detyrën e Drejtorit Gjeneral të Mabetex Project & Enginering –dega në Prishtinë. Nga viti 2005-2011 emërohet në pozitën e Drejtorit Gjeneral në Kompaninë ATV Media Group – ku përfshihen botimet e veçanta, qendra mediale, gazeta ditore “Lajm”, dhe më pas edhe revista mujore “Albanica”.

Nga viti 2011 – 2017 Selim Pacollit i besohet drejtimi i një biznesi të ri, atij të Swiss Diamond Hotel Prishtina, të cilin një periudhë të shkurtër kohore e vendosi në listën e top hoteleve, duke u shpërblyer me çmime prestigjioze ndërkombëtare.

Deri në vitin 2009 ishte Anëtar Bordi në Banka Ekonomike dhe po ashtu deri në vitin 2014 Anëtar Bordi në KS Siguria. Ndërsa, në Mabetex Holding, si Anëtar Bordi ishte deri më 2017.

Gjate viteve ’90 ushtroi edhe shume aktivitete bamirësie, duke udhëhequr shoqatën “Nëna Terezë” në Hajvali, e më pas edhe si kryetar i komisionit të shoqatës “Familja mban Familjen”.

Selim Pacolli, gjatë periudhës së luftës ka shërbyer si ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Aktivitetet politike, Selim Pacolli i filloi që në moshë të re, fillimisht i përfshirë në strukturat e hershme të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega V-të, nga forumi rinor tek dega.

Në vitin 2007 me themelimin e partisë Aleanca Kosova e Re, ai ushtroi edhe pozitën e sekretarit organizativ të partisë 2008-2010. Ndërsa në gusht të vitit 2017 i rikthehet sërish skenës politike, ku në dhjetor të vitit 2017 edhe merr pozitën e Nënkryetarit të Komunës së Prishtinës.

Përveç gjuhës amtare, Selim Pacolli flet edhe gjuhën angleze, serbo-kroate dhe atë italiane. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori