LAJMI I FUNDIT:

Gara për Bashkinë e Shkupit, Arsovska para Shilegovit

Gara për Bashkinë e Shkupit, Arsovska para Shilegovit
Foto: Telegrafi.com

Kandidatja e pavarur, e përkrahur nga OBRM-PDUKM-ja për Bashkinë e Shkupit, Danella Arsovska ka një avantazh para kandidatit të LSDM-së, Petre Shilegov.

Nga 92.41% e votave të përpunuara Arsovska ka marrë 77.983 ose 37.28% të votave, ndërsa kandidati i LSDM-së, Petre Shilegov ka marrë 72.658 ose 34.73%.


Gjithashtu për Këshillin e Shkupit më shumë vota ka marrë OBRM-PDUKM, e ndjekur nga LSDM.