LAJMI I FUNDIT:

Gara: Do jemi të kujdesshëm në dhënien e numrit të mbetjeve mortore për rajonin e Rashkës

Gara: Do jemi të kujdesshëm në dhënien e numrit të mbetjeve mortore për rajonin e Rashkës

Udhëheqësi i Njësisë së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Kushtrim Gara ka thënë se nga e hëna është konfirmuar ekzistimi i varrezave masive në Rashkë të Serbisë.

Gara në një prononcim për Telegrafin ka thënë se do mundohen të jenë të kujdesshëm në dhënien e të dhënave statistikore të numrit të mbetjeve mortore apo dhe ndonjë të dhëne tjetër, duke respektuar siç tha ai familjarët e të pagjeturve në vend.


“Për momentin jemi duke pritur të kemi një ftesë zyrtare për hapat e mëtutjeshëm. Nga e hëna është konfirmuar ekzistimi i varreze masive në këtë lokacion, duke ju falënderuar dhe partnerëve ndërkombëtare. Do të bëjmë përpjeke të jemi të kujdesshëm për shkak të ndjeshmërisë së procesit, po ashtu edhe për të respektuar kujdesin ndaj familjarëve të personave të pagjeture. Të rezervohemi në prezantimin e të dhënave, qoftë në statistikat e mundshme të viktimave apo edhe me cilin rast apo masakër në Kosovë mund të lidhen këto varreza”, ka thënë Gara.

Gërxhaliu: Po presim çdo moment për të shkuar në Rashkë - terreni për gjetjen e mbetjeve kockore është shumë i thepisur dhe i vështirë
Lexo po ashtu Gërxhaliu: Po presim çdo moment për të shkuar në Rashkë - terreni për gjetjen e mbetjeve kockore është shumë i thepisur dhe i vështirë

Ai po ashtu theksoi se i posedojnë disa informata nga ky proces i gjetjes së mbetjeve mortore.

Gara sqaroi se rasti i Kizhevakut ndërlidhjet me lokacionin e varrezave masive në Rudnicë të Rashkës.

“Sigurisht që janë disa nga informata që ne i posedojmë pasi jemi pjesë e këtij procesi. Ajo që është me rëndësi të theksojmë që rasti i Kizhevakut, ndërlidhet me lokacionin e varrezave masive në Rudnicë të Rashkës, ku në 2014 janë zhvarrosur mbetje mortore të 54 personave, viktima shqiptare nga lufta e Kosovës. Rasti i Rashkës si regjion nuk ka përfunduar pasi ka dhe disa pika tjera të shënjuara brenda këtij regjioni dhe Novi pazarit, ku ne po vazhdojmë në vazhdimësi duke kërkuar edhe si Komision, si Institut i Mjekësisë Ligjore por edhe me delegacionin e Kosovës në kuadër të grupit punues për persona të zhdukur, që sa më parë të adresohet dhe i kemi dhe datat e gërmimeve për këto lokacione. Ka një lidhje mes Kizhevakut dhe Ridnicës, megjithatë për momentin do të rezervohemi derisa nuk përfundojnë fazat e nevojshme”, ka thënë ndër të tjera ai.

Gërxhaliu: Mbetjet mortore në Rashkë besohet të jenë të shqiptarëve
Lexo po ashtu Gërxhaliu: Mbetjet mortore në Rashkë besohet të jenë të shqiptarëve

Tutje, udhëheqësi i Njësisë së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur theksoi se me anë të imazheve satelitore është arritur gjetja e këtyre lokacioneve.

Ndryshe, të hënën janë gjetur mbetje mortore në një pjesë malore mes Rashkës dhe Kizhevakut të Serbisë, të cilat besohen të jenë të viktimave nga lufta e fundit në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori