LAJMI I FUNDIT:

Gara automobilistike në Kroaci, ndër fituesit edhe tre garues nga Kosova

Gara automobilistike në Kroaci, ndër fituesit edhe tre garues nga Kosova

Tre nga nëntë garuesit nga Kosova kanë arritur që të kenë rezultate të mira nga gara malore automobilistike International Hill-Climb Championship, e mbajtur në Kroaci ku ishin pjesëmarrës 210 garues.

Bëhet fjalë për garuesit Bardhyl Canolli i cili ka zënë vendin e tretë në kategorinë F10, por ky nuk ishte suksesi i vetëm i Canollit, ai arriti të jetë edhe i dyti më klasa 20 deri ne 3000cc.

Gjithashtu është thënë se edhe Besfort Bunjaku ka arritur të zë vendin e tretë në grupin A, si dhe Gazmend Demolli, gjithashtu në vendin e tretë në grupin N.

Liridon Kalenderi i FASK doli i pari në treningun e sotëm të garave malore në Kroaci
Lexo po ashtu Liridon Kalenderi i FASK doli i pari në treningun e sotëm të garave malore në Kroaci

Megjithatë, siç thuhet tutje, Liridon Kalanderi, i cili ishte më i miri në kategorinë e vet, fatkeqësisht ka pësuar aksident.

Ndryshe, kjo garë malore është zhvilluar nga 13 deri më 15 shtator dhe ka filluar në fshatin Most, për të përfunduar 5,001 metra më larg në Penicici.

FASK merr pjesë me nëntë garues në garën malore që zhvillohet në Buzet të Kroacisë
Lexo po ashtu FASK merr pjesë me nëntë garues në garën malore që zhvillohet në Buzet të Kroacisë

Dhe sikurse edhe nga vende të tjera, pjesëmarrës në këtë garë automobilistike ka qenë edhe FASK, që merr pjesë me nëntë garues.

Federata e Auto Sporteve të Kosovës, para nisjes për Kroaci kishte bërë të ditur edhe listën e pjesëmarrësve, si dhe makinat që do të shfrytëzohen në garë.

Si mbështetës të kësaj gare malore kanë qenë edhe Marakli t’Kerreve. /Telegrafi/