Instituti GAP së fundmi ka publikuar disa të dhëna ku tregohen dallimet sipas gjinisë në pagën mesatare në disa sektorë në Kosovë.

Të dhënat që janë publikuar nga GAP i takojnë vitit 2024.


Në administrim publik dhe mbrojtje burrat paguhen 607 euro kurse gratë 508 euro.

Tek aktivitetet e patundshmërisë burrat paguhen 200 euro më shumë se gratë.

Sektorët e tjerë ku burrat dominojnë si më të paguar se gratë janë edhe aktivitetet e shëndetit dhe të punës sociale, aktivitetet e tjera shërvyese, ato financiare e të sigurimit etj.

Në aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike, burrat marrin mesatarisht 622 euro, e gratë 508.

Edhe në arsim, gratë paguhen më pak. Ato marrin 335 euro, e burrat 351.

I vetmi aktivitet ku gratë paguhen më shumë është furnizimi me ujë dhe menaxhimi i mbeturinave, ku marrin 20 euro më shumë se burrat. /Telegrafi/