LAJMI I FUNDIT:

Gani Krasniqi: Do t’i përgjigjem Speciales, më obligojnë deputetët e papërgjegjshëm që e votuan

Gani Krasniqi: Do t’i përgjigjem Speciales, më obligojnë deputetët e papërgjegjshëm që e votuan

Ish-ushtari i UÇK-së nga Malisheva, Gani Krasniqi, ka thënë se ka marrë një ftesë nga Gjykata Speciale së cilës ka thënë se do t’i përgjigjet pozitivisht.

“Po, ftesa është e vërtetë se më është dorëzuar në dorë nga një hetues i këtij organi të themeluar nga institucionet tona. Aty precizon se duhet të paraqitem me 11 dhe 12 nëntor në orën 09:00 në Hagë. E kam thënë se po do t’i përgjigjem ngase sepse nuk e mohoj, përkundrazi e ndjej veten mirë që kam qenë pjesë e UÇK-së nga themelimi ose një nga ata themeluesit e UÇK, dhe themelues për zonën ku ftohem”.


“E kam obligim për të treguar se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe më obligon një pjesë e deputetëve që janë treguar të papërgjegjshëm që kanë votuar për këtë gjykatë”, ka thënë Krasniqi, njofton Klan Kosova.

Ai ka thënë se ftesa ndaj tij është si dëshmitar, por që ka shtuar se lë hapësirë për dykuptimësi.

“Për ftesat e mëhershme jam njoftuar nga mediat se janë ftuar në cilësinë ‘dëshmitar i dyshuar’. Ka vend për dykuptimësi, po edhe si dëshmitar edhe si i dyshuar do t’i përgjigjem”.

Krasniqi ka pohuar se për në Hagë do të udhëtojë pa avokat mbrojtës.

“Jo nuk do të kem avokat. Vlerësoj se në fjalorin tonë te bashkëluftëtarët thuhet se ‘do ta mbrojmë UÇK-në’ – UÇK s’ka nevojë ta mbrojë askush, askund. Unë nuk jam UÇK-ja, unë do të deklaroj të gjitha ato që kam përjetuar e parë gjatë rrugëtimit tim në luftën çlirimtare”.

“Nuk kam nevojë për mbrojtje për atë që do ta them. Do ta kem një kërkesë për ta pasur një asistent që është një studiuese angleze që e di gjuhën angleze, për ta pasur përkthimin dhe ato çfarë do të them. Nuk kam nevojë për mbrojtje për atë që kam përjetuar”.

“Në ftesë më është thënë se do të ishte e dëshirueshme të sjellësh çdo gjë çfarë ke, fotografi, ditarë… kam gjëra që do t’i paraqes. Kam fotografi të masakrave masive nga pleqtë 90 vjeçar deri të fëmijët e mitur që janë masakruar. Janë pjesë e rrugës sime”.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori