LAJMI I FUNDIT:

Gama e veshjeve të Victoria Beckham shitet me 70 për qind zbritje pasi kompania e saj grumbulloi borxhe rreth 64 milionë euro

Gama e veshjeve të Victoria Beckham shitet me 70 për qind zbritje pasi kompania e saj grumbulloi borxhe rreth 64 milionë euro

Veshjet e Victoria Beckham tani po shiten me 70 për qind ulje në një dyqan luksoz online me zbritje, pasi u raportua se kompania e saj ka borxhe prej 63,748 milionë euro.

Dizajnerja 48-vjeçare e lansoi markën e saj të modës në vitin 2008 me një koleksion të vogël fustanesh, por ditët e fundit pretendohet se marka është në të kuqe me humbje të mëdha.


Tani, është zbuluar se disa nga produktet e Victorias po shiten me një zbritje të madhe, me një fustan të zbritur rreth 1,500 euro.

Që nga fillimet e vogla, përmbajtja e markës së Victorias u rrit me shpejtësi në një gamë të gjerë që tani përfshin çanta, pallto, këpucë dhe aksesorë.

Nicola Peltz tregon pse nuk ka veshur një fustan nusërie të dizajnuar nga vjehrra, Victoria Beckham
Lexo po ashtu Nicola Peltz tregon pse nuk ka veshur një fustan nusërie të dizajnuar nga vjehrra, Victoria Beckham

Por tani marka përballet me një të ardhme të pasigurt pasi një zëdhënëse e Victoria konfirmoi shifrat për markës e saj të modës me The Mirror.

Dyqani luksoz online i zbritjeve The Outnet ka ulur çmimet në veshjet e Victorias, me uljet që janë rritur nga 30 për qind e zakonshme në 70 përqind. /Telegrafi/