LAJMI I FUNDIT:

Nicola Peltz tregon pse nuk ka veshur një fustan nusërie të dizajnuar nga vjehrra, Victoria Beckham

Nicola Peltz tregon pse nuk ka veshur një fustan nusërie të dizajnuar nga vjehrra, Victoria Beckham

Pasi Page Six raportoi se Nicola Peltz dhe Victoria Beckham “nuk mund ta durojnë njëra-tjetrën dhe nuk flasin”, tani nusja ka zbuluar se çfarë pretendon se është arsyeja e vërtetë që ajo nuk ka veshur një fustan të dizajnuar nga vjehrra e saj.

“Unë do ta bëja dhe doja shumë, dhe më pas disa muaj më vonë, ajo kuptoi se atelieja e saj nuk mund ta bënte këtë, kështu që më duhej të zgjidhja një fustan tjetër”, tha Nicola, 27 vjeç, për Variety.


“Ajo nuk tha ‘nuk mund ta veshësh atë’. Nuk thashë që nuk doja ta veshja. Aty filloi, dhe më pas vazhdoi”.

Për dasmën e saj të prillit, aktorja përfundoi me një fustan të personalizuar Valentino Haute Couture me një siluetë pa mëngë, me qafë katrore dhe një bisht të gjatë, duke kombinuar pamjen me doreza me dantella dhe një vello madhështore.

Fustani i nusërisë së Nicola Peltz i krijuar nga Valentino Couture cilësohet si 'një vepër arti'
Lexo po ashtu Fustani i nusërisë së Nicola Peltz i krijuar nga Valentino Couture cilësohet si 'një vepër arti'

Në vitin 2020, megjithatë, u raportua se Victoria do të bënte fustanin e nusërisë së Nicola-s, me një burim që tha për The Sun, “Victoria do të donte ta mbante atë në familje kur bëhet fjalë për fustanin dhe është e emocionuar që Nicola ka rënë dakord”.

Insajderi shtoi se Nicola “fillimisht kishte dashur një fustan të modës së lartë nga Elie Saab”, por më vonë “vendosi ta linte Victoria-n të dizajnonte fustanin e saj”.

Mes spekulimeve se nuk flet me vjehrrën Victoria Beckham, Nicola Peltz poston fotografi e përlotur me një mesazh enigmatik
Lexo po ashtu Mes spekulimeve se nuk flet me vjehrrën Victoria Beckham, Nicola Peltz poston fotografi e përlotur me një mesazh enigmatik

Ylli i “Transformers” veshi një origjinal të Victoria Beckham për të shpallur fejesën e saj atë vit, duke treguar unazën e saj të diamantit të prerë në smerald.

Nicola i tha Variety se dyshon se thashethemet për përçarje filluan kur ajo zgjodhi një stilist tjetër për ditën e saj të madhe.

Brooklyn Beckham martohet në një dasmë luksoze me tradita hebraike e cila kushtoi 3.5 milionë euro
Lexo po ashtu Brooklyn Beckham martohet në një dasmë luksoze me tradita hebraike e cila kushtoi 3.5 milionë euro

“Përgatitja e dasmës ishte e tmerrshme”, tha burimi i Page Six, duke shtuar se Nicola nuk donte që nëna e Brooklyn “të ishte pjesë e planifikimit dhe ajo nuk do ta pyeste Victorian për asgjë. Komunikimi ishte minimal”. /Telegrafi/