LAJMI I FUNDIT:

Galaxy Z Flip do të vijë me mbushës të shpejtë 15W dhe bateri 3,300 mAh

Galaxy Z Flip do të vijë me mbushës të shpejtë 15W dhe bateri 3,300 mAh

Jemi duke u afruar shumë me ngjarjen tjetër Galaxy Unpacked dhe do të marrim serinë e re Samsung Galaxy S20 së bashku me një pajisje të re të palosshme.

Referuar si Samsung Galaxy Z Flip, telefoni i ri i palosshëm, pritej të arrinte me karikim të shpejtë 25W dhe përmirësime të tjera.


Sidoqoftë, një raport i ri na tregon se do të marrim mbushje të shpejtë, por jo atë që pritej.

Samsung Galaxy Fold 2 i ri ose Galaxy Z Flip është menduar të rregullojë shumë nga mangësitë e Galaxy Fold origjinal.

Një nga aspektet më të rëndësishme është ekrani i ri i tij ultra i hollë që do ta jetë më elastik.

Kjo do të thotë që do të marrim një ekran më të sheshtë, por nuk është e tëra.

Informacioni i ri na jep një bateri 3,300mAh me një procesor Snapdragon 855 dhe teknologji të shpejtë të karikimit 15W.

Nga të gjitha këto thashetheme, vetëm mbështetja e karikimit 15W është konfirmuar nga një certifikim rregullator kinez, ku numri i modelit SM-F7000 besohet të jetë për Samsung Galaxy Z Flip. /Telegrafi/